E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e ka shpëtuar arti ynë botën?

Kishte takuar shumë njerëz me pikëpamje të ndryshme për jetën. Jetëshkrimi i tij i vë në dukje ato ndryshime. Më poshtë po japim një dialog imagjinar të vërtetë mes Çaplinit, Winston Churchill-it, regjisores gjermane Leni Reifenstahl (regjisorja zyrtare e Adolf Hitlerit) dhe Pablo Picasso-s, për pikëpamjet politike dhe artistike.

Çaplini: Herën e fundit ju kam takuar kur filmi "Dritat e Skenës" u shfaq në Londër dhe ju propozuat të ngrinit një dolli për suksesin e një të varfëri, një aktori që përleshet. E organizova këtë takim edhe pse unë nuk mendoj së e bëra këtë për të të kthyer mbrapsht ndonjë borxh.

Çërçilli: Ah, po më kujtohet. Ju më cilësuat si "të fundmin" Kancelar. Megjithatë nuk të mbaj inat për atë. Ju tashmë e shpjeguat se do të kishte qenë e habitshme të më quanit "ish-kancelar". Le të fokusohemi për një çështje me përmasa më të mëdha. Ju dhe unë kemi jetuar krejtësisht jetë të ndryshme, veç kemi të përbashkëta shumë gjëra, apo jo?

Çaplini: Është e vërtetë. Në studion tënde kam parë shumë libra për Napoleonin.

Çërçilli: Ai është idhulli im. Të ka shkuar ndërmënd të bësh ndonjë film për atë?

Çaplini: Po. Kam dashur të luaj Napoleonin në moshë të re, i cili është i njohur si gjeni, shumë inteligjent dhe me vendosmëri të madhe. Ju dhe Napoleoni kini gjëra të përbashkëta, siç e kanë vënë në dukje të tjerët.

Çërçilli: Jam dakord se kam gjëra të përbashkëta. Por ajo që është më e çuditshme është së unë kam gjetur gjurmë të Napoleonit edhe tek ju gjithashtu.

Çaplini: Tek unë? Më vure në siklet. Jam krejtësisht i kundërt nga ju dhe nga Napoleoni. Unë s'jam pushtues. Madje filmat e mi, bibliotekat publike i kanë refuzuar qysh prej vitit 1958. Emri im në Rrugën e të Famshmëve të Hollivudit është fshirë fare. Në të vërtetë, shumë artistë kanë mërguar. Ose disa të tjerë vullnetarisht kërkuan azil.

Çërçilli: Është njësoj si Pikaso që kërkoi azil.

Pikaso: Të jetë e vërtetë? Megjithatë, kur Çaplini erdhi në Paris, ne u takuam fshehurazi. Shkova në dhomën e hotelit të Çaplinit sëbashku më Sartrin. Ishim duke organizuar një komplot për të përmbysur regjimin politik, veç u kujdesëm të mos biem në sy të të tjerëve. Të jem i sinqertë, filmi "Dritat e Skenës" s'më pëlqen. Gruaja ime ma ka shpjeguar arsyen. Ai film është i njëjtë me situatën ku jetojmë. S'mund ta mohoj këtë gjë.

Çërçilli: Nëse më pyet cili është mendimi im, nuk ka njeri më të mirë se ju, Pikaso, kur bëhet fjala për të qënë djallëzor.

Çaplini: "Dritat e Skenës" është një film krejtësisht i ndryshëm nga filmat e tjerë. Ai është një vepër arti, një përpjekje e re. Megjithatë një gjë s'ka ndryshuar. Mua ende nuk më pëlqën të vij vërdallë me kamerën.

Unë përpiqem të aktroj për të shprehur të vërtetën. Unë besoj së arma më e fuqishme për të luftuar botën është t'i shndërrosh faktet në komedi. Është diçka ironike, por se duroj dot të luash vërdallë me kamerën.

Filmat janë të pandarë nga teknologjia moderne, megjithatë unë nuk ndjehem shumë i shpenguar me teknologjinë moderne, sepse ajo i bën aktorët artificialë. Një njeri që satirizon botën mund të kthehet në një kloun të vërtetë. Jam përqendruar të krijoj një film satirik sesa një film politik.

Pikaso: Të jesh apo të mos jesh satirik, kjo është çështja? Ti luan heroin që qesh, Mirëpo bën pjesën tjetër të botës të qajë.

Riefenstahl: Mund të jetë e trishtë që ju shkruat "kopjen e fundit" të Napoleonit të shekullit të njëzetë. Të shohësh në të kaluarën atë që është e dukshme, është një mundim i madh, një aftësi e admirueshme. Jam thellësisht ziliqare për të. Për një kohë të gjatë, nuk kisha njohuri për faktet historike të cilat i kam jetuar. Mendova së ëndrrat e Hitlerit ishin të mijat njëkohësisht. Ja pse jam përpjekur t'i kthej ato në realitet.

Çërçilli: Është thuajse e vështirë të shohësh drejt dhe në realitet. Ajo që shoqëron madhështinë është ndjenja e përgjegjësisë. Ja përse politikanët dhe artistët duhet të kenë një "sy të tretë" që të shohin prapa atë që është e dukshme.

Çaplini: Unë s'mund të bëj filma si ju, veç është dëshpërues fakti që efektet zanore të tepruara, si dhe teknikat e reja të xhirimit dhe montimit të Olimpias janë të denoncuara. Kjo provon, në shkallë të gjërë, fuqinë e teknologjisë së filmit.

Pikaso: Ma do mëndja, se ti Çarli, mendon për këto lloj efektesh. Njerëzit që krijojnë gjithmonë e torturojnë veten duke menduar për një temë të paktën njëherë në jetën e tyre. Filmat kanë qenë një armë e fuqishme në frontin e luftës në shekullin e njëzetë.

Riefenstahl: Kjo që po them mund të tingëllojë si një kërkesë për falje, veç isha shumë e re kur u njoha me Hitlerin. E kuptova shumë vonë nevojën për tu distancuar me qëllim që të shihja diçka tjetër.

A është kjo e vërtetë për çdo njeri?

Çaplini: Siç e theksuat edhe ju, është e mundimshme që të jesh i aftë të shohësh se çfarë është e dukshme në të shkuarën. Është si të thuash, një komedi e trishtueshme.

Pikaso: Këtë thashë dhe unë. Apollinaire-i u shpreh njëherë: Të na vije turp për të gjithë këtë luftë të stërgjatur kundër rregullave dhe aventurës.

Çërçilli: Kjo është mënyra më mirë për të shpjeguar kubizmin tuaj?

Çaplini: Në kuptimin e artit Pikaso themeloi arenën e artit të shekullit të njëzetë dhe njëzetëenjë. Njerëzit me dy sy s'mund të kuptojnë tablonë "Zonjushat e Avinjonit". Në njëfarë mënyre, figurat duken si egjyptiane. Ato kanë lëvizje dhe shprehje të fytyrës të cilat askush s'mund t'i riprodhojë.

Riefenstahl: Duket sikur Pikaso merr vesh nga politika. "Zonjushat e Avinjonit" është një vepër arti duke pritur që publiku të kuptojë vlerat e saj të vërteta. Politikanët e aftë përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë.

Felini është shprehur për ju kështu, Çaplin, duke menduar së ju keni vdekur: "Në njëfarë mënyre Ai ishte Adami. Ne të tjerët jemi pasardhësit e tij. Ka shumë aspekte të personalitetit të tij të veçantë. Ai ishte një endacak, një aristokrat i vetmuar, profet, prift dhe poet."


Çaplin: Kam qenë endacak, vërtet kam qenë? Kam qenë i tërbuar kundër diktatorit i cili ëndërroi si ju, Rienfenstahl, dhe i tërbuar me Makartizmin në Amerikë i cili ishte baza e suksesit të filmave të mi. Ajo që vërtet më trishton më shumë është se pothuajsë të gjitha parashikimet e mia, të cilat janë tragjike, po bëhen realitet.


Çërçill: Kam dëgjuar njerëzit të thonë për mua së "brenda Çërçillit ka diçka që është moderne dhe vazhdimisht, përzjehet më një lloj paramoderneje dhe të vjetër."

Më pëlqen kjo gjë. Njerëzit e dinë së unë jam një antikomunist në palcë dhe konservator. Ky është fati i një politikani, i cili duhet të shohë përpara dhe pas. Është njëlloj si artistët që përpiqen të jenë të mprehtë ndaj kontradiktave dhe tragjedive të botës.

Çaplini: Sepse arti duhet të mbrojë dhe të shpëtojë ato që politikanët kanë dështuar të shpëtojnë.

Pikaso: Mirëpo artin s'e ka shpëtuar njëri. Ai duhet të shpëtojë vetveten. Artistët s'mund të mbijetojnë nëse nuk janë të mprehtë.

Çaplini: E shpëtova unë artin? E shpëtova unë botën? Jetën time?
Ish-Kineast

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›