Sofra e Shqipërisë
"Dy tupanë për një sofër" titullohet recitali i solistit të Ansamblit dhe Këngëve të Valleve Popullore, Gëzim Alimehmeti, sot në mbrëmje në orën 19:00. Alimehmeti dhe solistët e tjerë të ansamblit Helga Saraçi, Olta Ahmetaj, Genc Kastrati dhe Leonard Mitrushi interpretojnë vallet e përgatitura nga Rexhep Çeliku, Andrea Kokeri dhe Genc Kastrati. Të ftuar në këtë mbrëmje janë këngëtarët Bujar Çiçi dhe Dule Malindi, si dhe grupi nga Kosova "Corona".
Një impresionist në Ministrinë e Kulturës
Artisti Lian Lutfija çel ekspozitën e tij të parë personale sot në orën 18:00 në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Me konceptin "Fllad i ri në artin impresionist", 31-vjeçari prezanton 25 tablo të punuara në vaj, kryesisht me përmasa të mëdha. Pas largimit për në Turqi dhe 15 viteve krijimtari në jashtë Shqipërisë Lutfija prezanton këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri në 24 prill.
Tirana gjatë 24 orëve
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi" në bashkëpunim me City One Minutes Foundation prezantojnë sot në orën 11:00, në kinemanë e kësaj akademie premierën e 24 filmave. Prodhimet një minutëshe të realizuara nga studentët e "Marubit" në bashkëpunim me artistët Izrealit Effi Weiss dhe Amir Borenstein, tregojnë në një minutë, se si shohin një orë në kryeqytet. Të 24 projeksionet japin një tablo të një ditënate të Tiranës.