E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e perballon BE zgjerimin e metejshem

Bashkimi Evropian nuk ka arritur ende ta marre veten nga vala e zgjerimit me dhjete anetare te rinj ne vitin 2004. Marreveshja e Lisbones per reformat ne Bashkimin Evropian ende nuk eshte ratifikuar nga te gjitha shtetet anetare. Pa hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshje mbetet i bllokuar cdo zgjerim i BE-se, mendojne shumica e vendeve te Bashkimit Evropian. Megjithate pritet qe presidenti cek Vaclav Klaus te hedhe nenshkrimin e tij para nderrimit te motmoteve, cka do te mundesoje hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshjeje. Por edhe me Traktatin e Lisbones verehet qarte lodhja nga zgjerimi ne Bashkimin Evropian. BE nuk ka arritur ende ta marre veten nga vala e zgjerimit me dhjete anetare te rinj ne vitin 2004.

***

A lejohet qe ne rrethanat e tilla te mendohet per hapjen e rrugeve te reja?

Sipas Komisionit Evropian ne parim dyert e BE-se qendrojne te hapura per ish-shtetet e Jugosllavise, Turqine dhe Islanden, ne rast se ato plotesojne kushtet e nevojshme per anetaresim. Kroacia ndodhet e para ne liste. Rasti i Islandes dallon prej te tjerave, por edhe ajo mund te behet pas ca vitesh anetare, pasi ploteson qysh sot shumicen e standardeve te Bashkimit Evropian. Maqedonia po ashtu duket se ka shanse te mira. Asaj para se gjithash i mbetet te zgjidhe konfliktin per emrin me Greqine. Shume me gjate duhet te presin vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.

Nderkohe vete perspektiva per anetaresimin e nje vendi ne BE eshte treguar si shtyse me ndikim per reformat e nevojshme. Dhe kjo perspektive krijon stabilitet ne rajonet e njohura boterisht si jostabile. Gjasat per anetaresim te mevonshem i sherbejne si vendeve, qe duan te anetaresohen, ashtu dhe Bashkimit Evropian. Megjithate duhet te shtrohet pyetja themelore, se a ka kuptim apo jo pranimi i te gjitha ketyre vendeve ne familjen evropiane.

***

Ne kete "histori", pengesat me te medha i ka Turqia. Pergjigja eshte: Ne te gjitha rastet eshte vetem ceshtje kohe - me nje perjashtim. Dhe kjo eshte Turqia. Shumica e vendeve te dala nga ish Jugosllavia do te kene nevoje edhe per nje kohe te gjate, qe te plotesojne te gjitha kushtet e brendshme per anetaresim. Edhe pas plotesimit te ketyre kushteve ato mund te vazhdojne te mbeten vatra latente krizash. Por ne parim ato jane te durueshme per Bashkimin Evropian. Tek rasti i Turqise gjendja eshte pak me ndryshe. Nuk behet fjale ketu vetem per shpejtesine e ngadalshme te perparimeve demokratike ne Turqi dhe mosnjohjen nga e ana e Turqise se Qipros, e cila eshte anetare e BE-se. Per me teper Turqia per shkak te madhesise se saj mund te behet ngarkese per Bashkimin Evropian. Ky vend brenda pak vitesh do te kete me shume banore se vendi me i madh deri i tani i BE-se, Gjermania. Turqise si anetare me te drejta te plota ne BE do t'i takonin per shembull shumica e posteve ne Bashkimin Evropian dhe do te fitonte ndikim te madh politik. Edhe pse ceshtja e fese islame ne parim nuk paraqet asnje pengese ajo behet pengese, kur lidhet me madhesine e vendit. Si anetare e BE-se Turqia do te ndryshonte ne nje mase Bashkimin Evropian edhe ne aspektin kulturor, cka do te shkaktonte rezistence te ashper.

E tera kjo ne asnje menyre nuk do te thote qe mos te vazhdoje afrimi mes Turqise dhe BE-se, perkundrazi. Para se gjithash ne rrafshin ekonomik dhe te politikes tregtare nuk jane shterur ende te gjitha mundesite. Por edhe zyrtarisht do te duhej te hiqej dore nga synimi per anetaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian. DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›