E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deballkanizimi i Ballkanit

"Pavaresisht dergimit te shume burimeve politike e ekonomike te kushtueshme, BE nuk ka arme me te mire ne rajon sesa perspektiven e qarte per anetaresim", shkruan "Financial Times"

Tani qe Bashkimi Evropian po sheh fundin e betejes institucionale, te sterzgjatur per miratimin e Traktatit te Lisbones, me gjithe zgjatjen e nenshkrimit nga ana e presidentit cek, Brukseli duhet te gjeje rruget per te riformuluar arsyet e ekzistences se Unionit.

Perhapja e stabilitetit demokratik dhe perparimit ekonomik duhet te jete ne thelb te ekzistences se Bashkimit Evropian.

Shpejtesia e zgjerimit me Bashkimin Evropian nuk eshte gjeja me e keqe per Brukselin. Po, perse eshte kaq e rendesishme?

Arsyet nuk jane thjesht morale, per shkak te paaftesise me te cilen BE-ja dhe fuqite e Evropes Perendimore iu qasen konfliktit te viteve '90 ne ish-Jugosllavi. Gjithashtu, ideja e zgjerimit nuk lidhet as me ndonje tendence per shtrirje dhe hegjemoni.

Arsyet jane shume me konkrete. Ballkani Perendimor eshte brenda kufijve lindore te BE-se. Me gjithe koston e larte financiare dhe politike qe ka ndihma per zhvillimin ekonomik e demokratik te rajonit, BE-ja se bashku me aleatet e saj po perpiqen t'i vene nje cati politike Ballkanit.

Suksesi duket, por nuk eshte ne shkallen e duhur, vetem sa mban ne kontroll konflikte te ngrira. Rajoni qe eshte i perzier etnikisht dhe nga pikepamja fetare, nuk ben pjese natyrshem ne mozaikun e shteteve - kombe. Ky konfiguracion mbetet i vertete dhe pas levizjeve te popullsive gjate lufterave civile te viteve '90.

Rajoni ka nevoje per ombrellen shumetnike te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pavaresisht dergimit te shume burimeve politike e ekonomike te kushtueshme, Bashkimi Evropian nuk ka arme me te mire ne rajon sesa perspektiven e qarte per anetaresim.

Kjo do te bente qe vendet e rajonit te ndertonin nje infrastrukture rajonale. Do te kishim nje vale investimesh nga kompanite e medha, cfare eshte tipike per keto te fundit pas hyrjes se shteteve ne BE, si dhe rritje te kultures demokratike te kompromisit.

Ashtu si jane gjerat aktualisht, prania evropiane ne rajon, me mbikeqyrjen e protektorateve sic jane Bosnja e Kosova, nuk eshte e suksesshme. Ka probleme per sjelljen se bashku ne te njejten rruge te ketyre shteteve problematike. Por, edhe tani qe keto shtete nuk jane anetare, problemet e tyre jane edhe te Bashkimit Evropian.

Nga ana tjeter, ekziston rreziku real i perkeqesimit te gjendjes. Raport - progresi gjysme optimist i Brukselit per vendet e rajonit duhet te sherbeje si shtytje perpara drejt anetaresimit te rajonit ne Union, perpara se te perballemi me nje cikel te ri dhune dhe ballkanizimi.

Bashkimi Evropian duhet te perdore anetaresimin si celes per vendet e rajonit qe t'i permbushin kushtet, qe perfshijne nga lufta kunder korrupsionit deri te dorezimi i te akuzuarve per krime lufte, si Ratko Mlladic. Por, pas deshtimit te viteve '90, BE-ja ka mundesine t'i jape fund delirit te Serbise se madhe apo iluzionit te Shqiperise se madhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›