BERZH: Shqiperia, rritje ekonomike me 2010

Ekonomia shqiptare pritet te kete rritje te konsiderueshme ne vitin 2010 kurse gjate vitit ne vazhdim eshte rritur me afersisht 3 per qind. Parashikimi eshte bere nga Banka Europiane Per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) ne Raportin e Tranzicionit 2009. sipas shifrave, rritja prej 3 per qind e vitit 2009, eshte ne renie krahasuar me rritjen prej 6.8 per qind te vitit 2008. Por raporti evidenton se ne vazhdim te nje renieje ekonomike te metejshme te pritur ne gjysmen e dyte te vitit, ekonomia do te rimekembet ne vitin 2010. Peter Sanfey, Ekonomist i BERZH per Evropen jug-lindore u shpreh dje se "efekti i krizes boterore ne Shqiperi ka qene i permbajtur". Sipas tij, kjo ka ndodhur, "se pari ne saje te sistemit relativisht te forte bankar qe eshte zhvilluar mire ne vitet e fundit dhe ekspozimit te kufizuar te ekonomise shqiptare ndaj tregjeve nderkombetare". "Megjithate, - ka shtuar z.Sanfey, - rritja do te ndikohet nga nje ulje e pritur e eksporteve, remitancave dhe investimeve te brendshme dhe deficiti i madh aktual do vazhdoje te jete nje sfide e madhe per vitet ne vazhdim". Zyrtari i BERZH-it, keshillon se kontrolli fiskal mund te nevojitet per te ruajtur balancimin e buxhetit dhe bankat tregtare do t'u duhet te monitorojne me kujdes portofolet e huave ndersa ekonomia rimekembet pas krizes."
Nga ana tjeter, Ekonomite e Evropes Qendrore dhe lindore priten te tkurren me nje mesatare prej 6.3 per qind ne 2009 pas nje ulje te theksuar te prodhimit ne gjysmen e pare te vitit. Shenja te nje rritje pozitive ne tremujorin e trete te vitit 2009 tregon se recesioni po arrin tani piken me te ulet ne shume vende te rajonit te BERZH. Megjithate, cdo permiresim ne vitin 2010 pritet te jete i lehte dhe i pjesshem.
Raporti i Tranzicionit i BERZH i 2009 i cili do te publikohet i plote ne muajin e ardhshem, tregon se ka mundesi te kete diferenca te rendesishme ndermjet rritjes ekonomike te shteteve ne vitin 2010, me nje nivel rritjeje mesatare prej 2.5 per qind per rajonin. "Gjithashtu eshte e qarte se kostoja sociale e krizes ekonomike boterore ka mundesi te ndjehet vetem ne fillimin e vitit tjeter, kur falimentimet e kompanive dhe papunesia do te vazhdojne te rriten. Gjithashtu, rritja ekonomike gjate periudhes afatmesme ne rajonin e BERZH ka mundesi te jete nen nivelin e perjetuar gjate dhjetevjecarit te fundit." - tha Erik Berglof, Krye-Ekonomisti i BERZH. Megjithese rritja ekonomike vjetore ne vitin 2010 tani parashikohet te jete me e larte se 1-1/2 per qind e parashikuar nga BERZH ne maj, kjo reflekton me shume rimekembjen nga nje recension me i madh ne pjesen e pare te ketij viti se ai i parashikuar, sesa nje ekonomi me te forte gjate 2010. Disa nga faktoret qe pengojne rritjen ekonomike ne vitin 2010 jane ritmi i ngadalte i rimekembjes se tregut te eksporteve (vecanerisht ne zonen e euros) dhe vazhdimi i kreditimit te kufizuar, ndersa bankat vazhdojne te pakesojne asetet e tyre ne rajon dhe ndersa huadhenia per individet dhe firmat e vogla vazhdon te jete e kufizuar nga rritja e huave te keqija.
Rimekembja mbulon ndryshimet ndermjet shteteve
Ekonomite qe vazhdojne te perballen me probleme ne sektorin e tyre bankar dhe pengesa te brendshme per rikthimin e besimit mund te tkurren serish ne vitin 2010 ose te kene vetem nje rritje te vogel. Ne disa vende ku kursi i kembimit eshte i fiksuar me nje valute te huaj, nevoja per te rregulluar kurset reale te kembimit nepermjet cmimeve dhe pagave mund te rendoje mbi kerkesen totale. Po keshtu mund te ndikoje edhe nevoja per rregullime te metejshme fiskale. Kjo mund te ngadalesoje rimekembjen ne vendet si Bullgaria, Letonia ose Lituania. Shpejtesia e rimekembjes eshte vecanerisht e paqarte ne Rusi dhe Kazakistan te cilat kane pozicione me te forta fiskale por qe ne te njejten kohe vuajne nga sisteme te dobeta bankare dhe nga nje nivel i larte i huave me probleme dhe nje varesi ndaj mallrave te konsumit te gjere. Perspektiva per rimekembje per keto shtete do te varet nga suksesi i autoriteteve ne pastrimin e sistemit bankar, si edhe niveli i rimekembjes nderkombetare, vecanerisht nepermjet ndikimit te kesaj te fundit ne cmimet e mallrave te konsumit te gjere. Ekonomia e Rusise pritet te tkurret me 8.5 per qind ne 2009 krahasuar me nje vit me pare, e ndjekur nga nje permiresim ne fund te vitit 2009 dhe nje rritje vjetore prej 3 per qind ne 2010. Kazakistani do te vuaje nje renie te prodhimit me te vogel kete vit (afersisht 1.5 per qind) por rimekembja pritet te jete e dobet ne nivelin e +1.5 per qind. Ne disa shtete konkurruese ne arenen nderkombetare si Shqiperia, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia ku sistemet bankare para krizes ishin relativisht te forta pritet nje rritje relativisht me e shpejte ne vitin 2010, ne nje nivel ndermjet 2 dhe 5 per qind. Disa vende te pasura me mallra te konsumit te gjere si Azerbajxhani, Mongolia dhe Turkmenistani, sistemet financiare te te cileve ishin me te vegjel dhe me pak te ndikuar nga kriza, dhe rritja ekonomike e te cileve ndikohet kryesisht nga mallrat e konsumit te gjere, pritet te kene rritje te shpejta ne vitin 2010 ne nje nivel prej 5 per qind ose me shume. Ne Hungari, e cila u godit mjaft fort ne fillim te krizes, kriza eshte frenuar ne saje te mbeshtetjes se fuqishme nderkombetare si edhe ne saje te politikave te brendshme te mira. Megjithate, rritja ekonomike ne vend pritet te jete e ulet ne vitin 2010 si rezultat i rregullimeve te nevojshme fiskale dhe vazhdimit te kredidhenies se kufizuar. Pritet te kete nje renie te vogel vitin tjeter, si rezultat i nje ekonomie te dobet ne fundin e vitit 2009 dhe fillimin e 2010.