E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte Bin Laden aleat i Kines

07-10-2010 / Nga Timothy Garton Ash

Nese do te isha nje teoricien i teorive te konspiracionit boteror do te thosha qe Osama Bin Laden ka qene nje agjent i kinezeve. Dhe mundet qe ne fshehtesi bankat institutet e kredise agjencite e publicitetit dhe qeveria amerikane kane punuar per llogari te kinezeve. Pikerisht pas 11 shtatori SHBA-te kane shpenzuar me shume se 1 mije miliarde dollare per te luftuar luftera te jashtme duke bere keshtu qe borxhi publik te rritej aq sa mali i Everestit. Kurse Kina ka investuar ka perparuar ka kursyer per me shume se nje dekade me nje qetesi te jashtezakonshme. Nese eshte Irani qe ka fituar luften ne Irak fitorja dhjetare vjecare amerikane kundra islamizmit radikal mund ti jape fitore Kines ne kete mes.
Lajmi mire eshte se SHBA-te kane kuptuar gabimin. Presidenti Obama po reformon kombin me programin Nations Building. Richard Haass shef i Keshillit per Marredheniet me Jashte ne te kaluaren pjesetar i administrates Bush reflekton hapur per nje dekade plot neglizhence strategjike. Nje republikan i vjeter thote se Amerika po realizon me shume infrastrukturen ne Afganistan sesa ne Amerike. dhe ne fakt asfalti kishte filluar te kishte gropa ne disa rruge sa here kthehem. Cdo shkrim ne shtypin amerikan kur flet per rrjetin hekurudhor ben krahasimin me modernizmin kinez ne kete sektor.
Ish-keshilltari per Sigurine Kombetare Zbigniev Brzezinski thote se eshte e nevojshme nje riperteritje kombetare. Gjithkush pranon se rezultatet e klasave te para te sistemit shkollor amerikan nuk jane te shkelqyera. Dhe ne spo permendim edhe sherim e ngadalte ekonomik ose humbje e vendeve te punes dhe as per shume kolosale te deficitit. Jo shume kohe me pare nje mbledhjet me aktoret kryesore te ushtrise amerikane u pyeten se cili ishte kercenim me serioz per sigurine kombetare te SHBA dhe reagimin e tyre ishte Borxhi yne kombetar.
Te kuptohemi mire kjo nuk do te thote se rreziqet qe vijne nga terroristet islamike apo nga nje gare e shfrenuar ne Lindjen e Mesme ku Iranit po i afrohet pasjes se atomikes ose nga murtaja e gjate e konfliktit Izraelo-Palestinez nuk jane reale ose te parendesishme. Por nese kerkoni te dini se cilat do te jene ngjarjet me te reja te 2010-es nga nje optike gjeo-politike jam me se i qarte se ndash ne momentin qe po shkruaj kete shkrim ndash do te kemi ngritjen e Kines dhe nje Amerike ne veshtiresi. Nese doni te provoni nje moment optimizmi mbi shanset reale per rinovim te Amerikes shkoni ne Silicon Valley. Kurse per te provuar pak pesimizem shikoni Uashingtonin. Veshtiresia e Amerikes per tu ringritur perfaqesohet nga lufta per tabletat I-Pad kunder obstruksionizmit. Ne Silicon Valley ndash pak me poshte nga po shkruaj - ju mund te shikoni gjithcka qe shoqeria amerikane mund te frymezoj nje inovacion i rrenjosur mire ne shkence dhe ne lirine intelektuale. Sipermarres qe riskojne kapitale per te investuar ne te ardhmen teknologjike nje shoqeri e hapur ndaj shkencetareve qe vijne nga India Kina Evropiane. Nese pyesni ne kontinentet e botes se cilen gje vleresoni me shume ne Ameriken renditja pas George Cluney do te jete I-pad-I-fone Facebook Tuiter Google etj.
Ne Silicon Valley ndryshimet ecnin me shpejtesine e fanta-shkences kurse ne Uashington kemi te njejtat ritme si ne Bashkimi Sovjetik te kryesuar nga Brezhnjevi. Per shembull nje projektligj per te ndihmuar bizneset e vogla Amerikane dhe te gjeneroje vende te reja pune me mikro-kredi te financuar nga Qeveria ka ngecur ne Senat per muaj te tere viktime e nje rregulli procedural sipas te cilit te pakica aktualisht Republikane mund te pengojne procesin legjislativ duke kercenuar me obstruksionizem perpos nese pala tjeter arrin te beje se bashku nje super-mazhorance prej 60 votave. Akti Biznes te lire erdhi ne tryezen e Presidentit Obama per tu firmosur vetem pasi dy senatore republikane vendosen te votonin pro ligjit. Ashtu sic tha dhe nje komentator i njohur konservator David Brooks shume amerikane po mendojne se politika po behet gjithnje e me shume jo funksionale. Per kete jo funksionalitet kontribuojne shume faktore. Dhe kjo eshte ajo qe une e quaj politika e neglizhences kulturore. Jane dedikuar e shpenzuar miliona ore debatesh televizive mbi Gay-tmbi Abortin dhe xhamine ne Ground Zero. Dhe shpesh here keto biseda me duket se ajo partitura e luajtur kur Titaniku po fundosej glu glu glu. Edhe pse partia e Cajit Tea Party eshte nje cmenduri por te pakten flet per gjera serioze ne nje salle lojerash fati. Pastaj kemi polarizimin e tmerrshem te informacionit me Fox News qe shtergun dhembet djathtas dhe Msnbc vijon ne te majte kurse CNN ne qender. Dhe pas gjenden menyre qe parate te shkojne per politike. Te zgjidhesh sot deputet ne Amerike eshte shume e shtrenjte dhe kete gje duhet ta bejne ne dy qekur shpallin kandidaturen dhe shpesh ndodh qe pastaj gjenden ne borxhe me mbeshtetesit e tij. Sipas ne sentence te Gjykates Supreme korporatat e medha tash e tutje mund te shpenzojne me teper para per te bere propagande politike. Problemi sot me i rendesishem eshte paraliza institucionale e mos-kooperimit transversal per te miratuar ligje te rendesise se madhe publike. E gjitha kjo vjen nga jo funksionalitet politik.

Autori i shkrimit eshte profesor i njohur i studimeve europiane ne Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit Bota e Lire. Shkrimi eshte marre nga sajti timothygartonash.com
Pergatiti L.Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›