E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton biznesin izraelit te investoje ne Shqiperi

07-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri takon zevendeskryeministrin dhe ministrin e Energjise Atomike te Izraelit


Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim zevendeskryeministrin dhe ministrin e Energjise Atomike te Izraelit Dan Meridor. Gjate takimit Berisha e vleresoi viziten e zevendes kryeministrit Meridor si nje moment shume te rendesishem ne marredheniet midis te dy qeverive e dy vendeve. Nga ana e tij zevendeskryeministri Meridor i percolli kryeministrin Berisha pershendetjet e presidentit Perez dhe kryeministrit Netanjahu duke shprehur kenaqesine e vecante qe ndodhet per vizite zyrtare ne Shqiperi ne atdheun e nje kombi i cili ne periudhen e nates me te erret te historise evropiane deshmoi nje shembull te larte te dashurise dhe solidaritetit njerezor duke mbrojtur hebrenjte qe gjeten strehe ne trojet shqiptare dhe duke mos i dorezuar ata te nazistet. Izraeli qeveria izraelite dhe kombi hebraik do tu jene perhere mirenjohes shqiptareve per kete gjest te jashtezakonshem. Me tej Meridor i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet me te ngrohta per arritjet e medha te Shqiperise dhe qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe duke e cilesuar ate ne shume aspekte nje shembull nga i cili mund te merret pervoje dhe te nxirren mesime. Me tej ne takim u vleresuan marredheniet e shkelqyera politike qe ekzistojne ndermjet dy vendeve e qeverive ndjenjat me te sinqerta te miqesise qe ekzistojne midis dy kombeve si dhe bashkepunimi i suksesshem ne disa fusha. Te dy palet rikonfirmuan vendosmerine dhe angazhimin e plote te te dy qeverive dhe vendeve per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne vecanti ne fushen ekonomike ne fushen e kultures arsimit turizmit energjise bujqesise ne fushen e sigurise si dhe ne luften globale kunder terrorizmit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›