A është kjo një mafie?
Pak pasi kishte ndodhur shpërthimi tragjik në Gërdeci, ku mbetën të vdekur mbi 20 persona dhe u plagosën e lënduan dhjetra të tjerë, mediat publikuan regjistrime të bisedave telefonike ndërmjet Diverolit dhe K.Trebicka, të bëra nga ky i fundit. Mund të dallohet fare qartë ankthi dhe ngarkesa emocionale e Diverolit në bisedën me të ndjerin Trebicka, duke u përpjekur të justifikohet me argumenta të pakuptimtë që të lënë të kuptosh se Diveroli ishte tejet i pashpresë dhe i pafuqishëm përballë mikut dhe ortakut të tij që kishte zgjedhur në biznesin e paketimit. Duket se ai nuk donte ta tradhëtonte, por, e kishte të pamundur. Njerëz në hije dhe të fuqishëm ishin arsyea e pamundësisë së tij. ….Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit… Një gazetë amerikane profilizoi zotin e vogël të luftës Diverol, një adoleshent të harbuar me ambicien për pasurim të shpejtë, me paratë e taksapaguesve amerikanë. Ai mendoi do të rezultonte një biznes fitimprurës blerja e municioneve nga një vend si Shqipëria, shtet i vogël, me popullsi të vogël, të panjohur, qeverisje të vogël dhe pa probleme a pengesa për të korruptuar njerëzit e duhur dhe, çka është më kryesorja, ajo kishte mallin që ai kërkonte ca fishekë më shumë për luftëtarët afganë. Kush do ta merrte vesh nëse ishin kinezë, rusë apo shqiptare, me barut a pa barut, të mykur a të ndryshkur? Kush do të dallonte diferencën? Por vogëlushi gabohej. Shqipëria nuk ishte aq dhe e panjohur, as dje as sot dhe as nesër. Vërtet një pikë e vogël në hartë, por një minë me sahat në çdo kohë e gatshme për të shpërthyer. Dhe shumë shtete, agjenci të tyre, por edhe organizata të fshehta biznesi a kriminale, ose jo kriminale, e njohin mirë atë vend dhe njerëzit e saj; pa dyshim, edhe qeverisjen dhe qeveritarët e saj. Por jo Diveroli. Kujtoi se gjeti parajsën, por për pak mund të kishte puthur dhe ferrin. Mendoi se për pak ua hodhi partnerëve të tij shqiptarë, të cilët i morën biznesin dhe fitimet. Ajo që fitoi djaloshi, ishte një mësim i mirë për të cilin do ketë kohë të reflektojë në qeli. Ai u gjet i papërgatitur dhe i shokuar nga shtigjet e errëta të tregëtarëve qeveritarë shqipëtare, dhe rrjetit transnacional ku ata vepronin. Dhe kuptoi se nuk ishte valltari i duhur për këtë valle. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafie. Ajo thjesht ishte e tepër e madhe për të. Ndoshta kishte parë apo dëgjuar, apo edhe punuar me atë që karakterizohet si mafie. Por nuk kishte parë një MAFIE të tillë të madhe.
Mafie!? A ekziston me të vërtetë ajo? Nëse po, ku dhe kush janë anëtarët e saj, si vepron dhe është e organizuar ajo? Çfarë lidhjesh ka me qeverisjen apo qeveritarët? Mos kjo është një shaka, e një djaloshi të pashpresë? A është e madhe, aq sa është e pamundur ta luftosh atë? Shumë pyetje të vijnë ndër mend në një tablo të tillë surrealiste për një vend të vogël në cep të ballkanit perëndimor. Ka një sërë dëshmish të provuara të mafias. Ndër to, ajo italiane. Në vitet e dhunshme të saj, në vendin e madh fqinj, politikanët italianë kërkonin përgjigje për pyetjet e tyre. Mediat po ashtu. Sigurisht edhe njerëzit. A ekziston ? Jo, është iluzion, thoshin disa. Ajo ekziston thoshin disa të tjerë, por askush smund të flasë, të shprehet apo të luftojë atë. Ajo është shumë e madhe… Dhe në këtë diskutim, njerëz vriteshin apo zhdukeshin, sindikalistë, policë, dëshmitarë, prokurorë, gjyqëtarë dhe, nga ana tjetër heshtje.
Askush nuk fliste. Deri sa dhe senatori De La Torre, apo Gjenerali Dalla Chiesa, e më vonë Giovani Falcone, provuan ekzistencën e Mafies dhe se ishin të fuqishëm ta luftonin atë. Pothuajse. Mafia ishte me të vërtetë shumë shumë e madhe. Ata të gjithë u vranë në atentate tmerruese. Deri ku mund të shkonte Mafia?!
Po, kishte një mafie, por shumë e fuqishme për tu luftuar. Një mafie që si me magji, shkatërron apo zhduk, krijon apo ndryshon gjëra, fate dhe jetë. Dhe forcat e sigurisë janë të pafuqishme të veprojnë dhe kur e kanë seriozisht. Duart papritur mund tu lidhen, gjërat tu vërshtirësohen nga njerëzit e pushtetit të lartë. Dhe sidomos disa nga njerëzit më të lartë dhe të fuqishëm të pushtetit apo të shtetit kishin lidhje direkte me Mafien. Ata, njerëzit e pushtetit, partitë e tyre, kanë nevojë për para, financim politik dhe të tjera si këto. Në një shtet si Italia dukej se ishte Mafia që kontrollonte disa njerëz të fuqishëm politikë. Këtu punët duken më ndryshe. Në fakt duket se këtu gjërat e këqija burojnë nga Qeverisja dhe mëma e saj – Partia. Ajo, partia, të mban afër, por të dinë se kush je, të lënë të veprosh, por e dinë se çbën, të lënë të pasurohesh, por të kujton se pasuria jote është e partisë, kur ajo ka nevojë për ty, etj., etj.. Dhe nëse ligji vepron, mos u shqetëso, do jesh i privilegjuar. Partia mendon për ty. Ti nuk mund të ndryshosh kursin e jetës tënde kur ke pranuar të jesh pjesë e saj. Dhe nëse mendon se do të ndryshosh, gjithmonë e ke një vend të sigurtë…. në varreza. Shqipëria ka patur shumë zgjedhje, këto të fundit ishin të forta. Nuk kishin rëndësi garuesit, humbësit apo fituesit, ata janë njësoj, pasqyrime të së shëmtuarës, të sistemit të saj. Me një dallim, të njërës që të ha mishin dhe të tjetrës, që të tret dhe kockën. Kjo e fundit është më e keqja e të keqeve. I shohim të buzëqeshur dhe seriozë, por me këmbët mbi kufoma të pafajshme, i shohim të lumtur, kur njerëzit skanë të hanë, i shohim të veshur mirë, xhentëllmenë të vërtetë, në dukje, që bëjnë punën e djallit, apo avokatit të tij. Ata janë pra, të rinj, të zgjuar, të mirarsimuar, me kostume, buzëqeshje, të pasur Djem të Artë. Në botën perëndimore llojin e tyre e quajnë kollaret e bardha. Këtu, ata janë në çdo qelizë të vendit, në shërbim të djajve. Ata bëjnë ligje, për të patur më pas kontratat që i marrin vetë ata, ose njerëzit e tyre, për burimet natyrore, turizmin, detin, ajrin, diellin, tokën, bujqësinë, gjithshka. Ata kanë në dorë gjithshka. Janë të mirë, shumë të mirë, të shpejtë, të padukshëm, të heshtur, nuk lënë gjurmë, profesionistë të vërtetë. Ndoshta, kur e nisin rrugëtimin e tyre të errët, nuk e kuptojnë, por më pas e kuptojnë. Dhe e lejojnë, anipse e dinë që është e keqe, me vetëdije e lejojnë dhe u pëlqen. Dhe vjen një ditë dhe kemi një sistem me rrjetin e tij kudo. Nuk e shohim, por është aty, nuk e dimë, por e kuptojmë se ata janë atje, këtu, kudo. Dhe përshtatemi, sipas tyre, bëjmë edhe ne, nga pak, por të gjithë. Ata janë shumë të fuqishëm, sistemi i tyre gjithashtu. Ne nuk mund ti luftojmë. Nuk kanë ndjenja, moral, kufij, masë, ngopje, arsye, asnjë element njerëzor. Nuk stepen para asgjëje, as njeriut apo vlerave të tij, jetës së tij, atë kur të duan e marrin dhe prapë qeshin. Instikte kafshërore. Kafshët kanë dalë nga kontrolli, thoshte edhe Diveroli. Në fakt janë kafshë që duhet të rrinë në kafaz. Madje njëri prej këtyre kafshëve këto ditë as që e ka fare ndër mend se duhet apo mund të rrijë në kafaz. Dhe duket se askush ska ndërmend ta çojë atje. Ata janë kafshë, jashtë kafazit dhe duhet që të jenë brenda. Por, diçka më shqetëson, tërheq vëmendjen. Në 2005 një pjesë e caktuar e shoqërisë, atyre gjoja intelektualëve, analistëve, që sot flasin por duke ndenjur në vend e marrë me mend, me sytë e tyrë panë një Erë të re, të njerëzve të rinj, të shkolluar, të sjellshëm, të qeshur, me energji. Ata përmirësuan imazhin e një djalli të regjur, ishin engjëjt e tij. Shumë shpejt, një miliard dollarë avulluan nga paratë tona, nën ethet e engjejve të rinj. Studiot ligjore dhe shoqëritë, ortakëritë e Djemve të artë, nisën me shpejtësi punën për rregullimin e ligjeve, të rregullave të kontratave dhe vendimarrjes. Zyrat pranë kullave binjake, në fakt, ishin paradhoma e kryeministrisë dhe qeverisë, propozues
