A është kjo videoja porno për të cilën diktatori korean vrau ish- të dashurën? (VIDEO)
Pak ditë më parë mediat perëndimore raportuan se diktatori koreano- verior, Kim Jong-un kishte urdhëruar ekzekutimin e ish- të dashurës së tij, një kërcimtareje të njohur.
Bashkë me të u ekzekutuan edhe të tjerë kërcimtarë dhe muzikantë.
Mediat e Koresë së Jugut thanë se shkak për këtë ekzekutim ishte një video porno, e realizuar nga ish- e dashura e diktatorit buzëqumësht.
Por disa raportime nga Kina, i vetmi aleat i Koresë së Veriut, thonë se shkak për ekzekutimin ka qenë kjo video.
Në video shihet e dashura e diktatorit, Hyon Song-wol, duke kërcyer së bashku me dy vajza të tjera.
Ato janë të veshura me geta dhe po kërcejnë një këngë të Elvisit, të titulluar Aloha Oe.
Vajzat kanë veshur funde të shkurtra dhe kapele kauboj.
Një gazetë e Koresë së Jugut raportoi javën e shkuar se Hyon ishte ekzekutuar me automatik së bashku me 11 persona të tjerë.
Në total ishin 12 të ekzekutuar, këngëtarë, muzikantë dhe kërcimtarë nga dy grupe popi, që u vranë më 20 gusht.
U raportua se ata kishin bërë video porno duke performuar vetë akte seksuale dhe kishin nisur ti shisnin.
Por është e pamundur të verifikohen raportime të tilla për shkak se ky shtet është shumë i izoluar./ep
