Kombëtarja humbet ndaj Sllovenisë pavarësisht lojës së mirë

Berisha nuk e pret dot topin
Situata në grup, sërish e komplikuar. Zvicra barazon në fushën e saj me Islandën, që kap 10 pikë, sa Shqipëria. Norvegjia shkon në kuotën e 11 pikëve pas fitores me Qipron. Gjithçka e hapur
Shqipëria e humbi ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë të Sllovenisë për eliminatorët e botërorit Brazil 2014, edhe pse luajti mirë.
Ajo u ndëshkua me rezultatin 1- 0 nga një gol në pjesën e parë nga Sllovenia.
Kombëtarja e nis mirë lojën, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e kundërshtarit. Spikat loja e Kaçes dhe Migjen Bashës.
Në minutën e nëntë Ergys Kaçe thyen një aksion të kundërshtarëve në mesfushe, por topi për Çanin nuk është i saktë.
Në minutën e 9-të, një gabim i kapitenit Cana për pak se nuk i kushton një gol kombëtares sonë.
Por kur dukej se ndeshja ishte e balancuar, vjen në minutën e 11-të goli i Sllovenisë nga Kampl, që me një goditje të fortë jashtë zonës befason mbrojtjen dhe portierin tonë.
Kombëtarja kalon disa minuta tulatje, por e merr veten duke rrezikuar dy herë, por pa arritur që të konkretizojë me gol.
Kombëtarja vazhdon të ushtrojë presion, ndërsa Kaçe, Rama dhe Basha janë të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë në mbështetje të kombëtares u rreshtua edhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama.
Asgjë nuk ka mbaruar. Duhet kurajo, shkruan Rama në FB.
Goditja e parë në portë e kuqezinjve vjen në minutën e 43-të nga Roshi, që ka marrë një top në ajër dhe tenton të gjejë në befasi portierin e Sllovenisë.
Pjesa e parë u mbyll pa asnjë minutë shtesë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, në fushë futet Salihi, ndërsa del Bulku.
Në këtë mënyrë De Biazi i jep më shumë forcë sulmit, duke luajtur me dy sulmues.
Në minutën e 53-të vjen një goditje nga Valdet Rama, pret portieri. Mund të ishte rasti i barazimit.
Në minutën e 54-të Lorik Cana shpërdoron rastin më të mirë, i vetëm përballë portierit godet shumë lehtë.
Edhe në minutën e 57-të Salihi humbet sërish një rast të artë brenda zonës.
Prapë brenda dy minutash, kombëtarja godet, duke bërë pesë raste brilante brenda pak minutash.
Kombëtarja vazhdon lojën e mirë dhe duket sikur vetëm ajo është në fushë.
Por pas minutës së 70-të, kombëtarja ul ritmin e lojës dhe nuk arrin që të dalë në lojën e mirë.
Minutat rrjedhin dhe kombëtarja nuk i afrohet më portës seriozisht.
Edhe minutat e fundit, kombëtarja nuk arrin të rrezikojë..
Ndeshja u mbyll me fitoren e sllovenëve, që ngjiten në kuotën e nëntë pikëve.
Për fat kryesuesja e grupit, Zvicra, mori vetëm një barazim në fushën e saj me Islandën, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ashtu si ne.
Ndërsa Norvegjia u ngjit në kuotën e 11 pikëve pas fitores me Qipron në fushën e saj.(VIJON)
Sllovenia
1. Handanoviç, 2. Breçko, 6. Iliç, 13. Jokiç (C), 19. Kelhar, 4. Krhin, 8. Kurtiç, 10. Birsa (Metelj), 17. Kirm, 20. Kampl (Ljubjankiç), 11. Novakoviç (Matavz)
Shqipëria
12. Berisha, 2. Lila, 3. Teli, 7. Agolli, 5. Cana (C), 8. Bulku (Salihi), 14. Basha (Abrashi), 19. Kaçe, 9. Çani (Mehmeti), 20. Rama, 21. Roshi