A është ky apartamenti më spektakolar në Nju Jork? (FOTO)
Share
Ai ofron një panoramë 360 gradë mbi Nju Jork dhe lumin Hudson. Është rreth 700 metër katror dhe kushton plot 48 milion dollarë.
I vendosur në katin e fundit, kjo penthouse ka vendosur rekordin kur u shit para pak kohësh për 30 milion dollarë. Por pronari i ri ka bërë disa ndryshime dhe i ka shtuar 18 milion dollarë çmimit të shitjes.
I veshur me xham në shumicën e tij, apartamenti ka dritare speciale që përmirësojnë dritën që futet brenda dhe kontrollojnë temperaturat e diellit. Çdo centimetër katror i apartamentit është kuruar me kujdes nga ekspertët më të mirë të dizajnit. Nuk ka thuajse asgjë që mund të cilësohet jo-tërheqëse.


















