I miraton senati, çelen 5 programe të reja Master
Çelen 5 programe të reja Bachelor dhe Master, dhe ndryshimi i 6 të tjerëve, në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Senati Akademik, në mbledhjen e djeshme vendosi që në Fakultetin e Shkencave Natyrore të hapet programi Master profesional në Mësuesi për lëndën Biologji, me kohë të pjesshme. Në Fakultetin e Infermierisë do të ofrohen programet Master profesional në Logopedi, Master i shkencave në Logopedi me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Sociale Bachelor në Filozofi dhe Master i shkencave në Filozofi, me kohë të pjesshme. Po kështu, në mbledhjen e djeshme u miratua ndryshimi i programeve me kohë të plotë në Fakultetin e Histori-Filologjisë Bachelor Gjuhë-Letërsi, Msc në Gjuhësi e sotme, Msc në Gjuhësi historike dhe në programin teorik të doktoraturës në Kërkime Gjuhësore. Kanë ndryshuar gjithashtu programet në Fakultetin e Drejtësisë, në planin mësimor të studimeve të ciklit të dytë. Instituti i Studimeve Europiane ka pësuar ndryshime në programet Msc Legjislacioni dhe Institucionet e BE, Msc Politika dhe Qeverisja në Europë, Msc Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Po dje, Senati Akademik i dha miratimin propozimit për marrjen e pozicionit të prof. assoc. ar. Ervin Demo, si zv.rektor i Universitetit të Tiranës. Ky vendim u mor me vota unanime nga gjithë anëtarët e Senatit Akademik të UT-së. Prof.assoc.dr. Ervin Demo do të mbulojë anën shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Universitetin e Tiranës. Universiteti i Tiranës do të pranojë vitin e ri akademik 6180 studentë. Janë shtuar në total 560 kuota. Numri i vendeve të reja në të gjitha degët varion nga 10-50 të tilla.
Programet
Fakulteti i Shkencave të Natyrës:
Master profesional në Mësuesi:
për lëndën Biologji, me kohë të pjesshme.Fakulteti i Infermierisë :
Master profesional në Logopedi,
Master i shkencave në LogopediFakulteti i Shkencave Sociale:
Bachelor në Filozofi
Master i shkencave në FilozofiNdryshime programesh:
Në Fakultetin e Histori-Filologjisë
Bachelor Gjuhë-Letërsi,
Msc në Gjuhësi e sotme,
Msc në Gjuhësi historike
Doktoraturë në Kërkime Gjuhësore.Instituti i Studimeve Europiane:
Msc Legjislacioni dhe Institucionet e BE,
Msc Politika dhe Qeverisja në Europë,
Msc Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare