A flet Sali Berisha qesim?
Artan Hoxha, po pra Artani, avokati politik i Berishes, ne emisionin Top Show te dates 01.02.2012, pyetjes se Alban Dudushit se “Kush eshte Kryeministri i vendit, qe te percaktoje se si duhet te zhvillohen hetimet nga prokuroria, pra Artan Hoxha i pergjigjet:
“Sepse Sali Berisha shpeshhere flet qesim…!”, duke shkaktuar nje mermerime inati dhe pak ilaritet ne salle.
Tani, dy gjera:
1. A mundet nje analist, gazetar, publicist, ose cfare te doje, qe ne nje program televiziv shume te ndjekur, ne nje televizion kombetar, te leshoje nje deklarate te tille per Kryeministrin, Kryetarin e qeverise se vendit?
Dakort, qe fjala eshte e lire, por a ka fjale qe nuk thuhen haptasi?
Sepse shume e mendojne, perfshire edhe une, qe Sali Berisha, jo shume here, por gjate gjithe kohes flet qesim. E themi ketu tek peshku, e thone njerezit duke pire kafe, e thote administrata nen ze, kur nuk i degjon nje i trete. Por a duhet thene kjo ne nje televizion publik, nga nje gazetar, analist, publicist, a ku e di une cfare?
Sepse edhe ne USA ka shume gazetare dhe njerze te tjere qe mbas gotes se birres ne klub mund te thone edhe qe Obama eshte koqe, por qe ta thote dikush ne televizion?
Uuu, prit pak! I shpetoi njerit dhe qe ne ate moment bashkebiseduesit e tij u distancuan menjehere nga mendimi i kolegut te tij, i cili po ne televizor kerkoi falje menjehere per fjalet qe kishte perdorur.
Kurse Artani, jo vetem nuk e beri kete, por na con edhe tek pika e dyte:
2. Artan Hoxha u mundua ti mbushe mendjen njerezise, se maxhoranca kot ben gam-gam, sepse institucionet dhe kreret e tyre na qenkan te garantuara nga Kushtetuta, keshtu qe te gjitha kercenimet verbale dhe sharjet e Kryeministrit dhe koneve te tij ndaj krereve te institucioneve te tjere nuk na qenka gje tjeter, vecse nje valvul shkarkimi te frustracionit te Kryeministrit, kur gjerat nuk ecin ashtu sic do kishte ai deshire te ecnin.
Ne vijimesi te xhevahireve te fundit te Artan Hoxhes me shkeputjen e moralit nga politika (gjeja me rrezikshme, qe mund te rrezoje themelet e politikes ne nje shtet demokratik), tani na del nje xhevahir tjeter. Nuk u dashka t´ua veme shume veshin retorikave dhe deklaratave politike, pasi ato jane gjera te pafajshme dhe nuk matet vullneti dhe deshira politike e nje force politike nga deklaratat e saj.
Mbeshtetisit e verber te Berishes nuk gjejne moment pa lene per te thene, qe me 21 Janar ishte Edi Rama ai qe i nxorri ata njerez ne protesta te dhuneshme dhe 4 veta i coi mish per top. A thua se Edi therret dhe pastaj njerezit ngrihen.
Perse nuk mund te jete varianti tjeter? Qe njerezit ishin te dhunshem, ngaqe nje kohe te gjate jane perdhunuar nga retorika e dhunshme e Kryeministrit dhe koneve te tij?
Perse anashkalohet fakti, qe protestave te dhunshme, nuk u parapriu vetem video e Ilir Metes, por edhe ajo seance e turpshme e parlamentit te dates 19 Janar?
A eshte kjo menyra e duhur per te bere politike? A duhet te lejohet akoma ne karrigen e kryetarit te qeverise nje njeri qe flet qesim?*
* Mua me lejohet ta perdor kete, sepse ketu jemi per kafe dhe une jam askushi.
*Postuar nga casaubon tek blogu peshkupauje.com