Bashkimi Europian drejt daljes nga kriza
Bashkimi Europian ndodhet në rrugë të drejtë sidomos pas aprovimit të paktit të bilancit. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel me Kryeministrit kinez, Ëen Xhibao gjatë vizitës së saj në Kinë. Sidoqoftë edhe kryeministri kinez nuk kishte dashur të krijonte polemika por kishte theksuar me vendosmëri se sipas Pekinit është urgjente një zgjidhje e shpejtë për krizën e debisë europiane duke kërkuar në të njëjtën kohë një përfshirje më të madhe të Kinës në dy fondet e shpëtimit europian. Në këtë vizitë dyditore kancelarja gjermane kërkon të garantojë stabilitetin e eurozonës duke kërkuar në të njëjtën kohë të bindë Kinën për të ndihmuar në krizën e vendeve të Bashkimit Europian. “Monedha e përbashkët – ka theksuar Angela Merkel në fjalën e saj në Akademinë kineze të Shkencave Sociale – e ka bërë Europën më të fortë”. Dhe për një Europë më të fortë dhe një Gjermani po aq të fortë Kancelarja Merkel do të flasë edhe në takimin me presidentin kinez. Do të kërkojë konsolidimin e kompanive të ndryshme gjermane në Kinë madje do të vizitojë edhe disa prej tyre që ndodhen në provincën e Guangdong-ut. Shumë prej vendeve europiane po shohin tek Kina një partner për të kapërcyer krizën aktuale europiane. Vetë Kina është e interesuar të ndihmojë vendet e Bashkimit Europian dhe ato europiane dhe këtë e ka dëshmuar edhe kur kohë më parë ka ndihmuar vende të Bashkimit Europian si Hungaria por edhe vende jo të bashkimit europian sic ka qenë rasti i Moldavisë. Në fakt edhe Angela Merkel gjatë vizitës së saj do të jetë e shoqëruar nga sipërmarrës të shumtë gjermanë. Nga ana tjetër edhe vende të tjera të Bashkimit Europian kanë hedhur sytë nga Kina në këtë kohë krize të Europës. Jo vetëm si një vend me ekonomi të zhvilluar por mbi të gjitha si një vend që zotëron depozita të shumta valute të huaj.Sipas të dhënave të qendrës të studimeve të Modës italiane faturimi i sektorit të tekstileve do të ketë një rritje vjetore që arrin në +10,25, që do të kapë vlerën e 8,4 miliardë eurove. Në fakt firmat e këtij sektori kanë patur rritje sidomos në eksportet me 7,3% për një vlerë prej 4,5 miliardësh, prej të cilave gjysma e realizuar me vende jo europiane. Dhe këtu padyshim spikat Kina me 27,2%. Ja pse Milano Unika do të hapë në vendin aziatik dy sallone një në Pekin dhe një tjetër në Shangai duke përcjellë kështu prodhimet e 200 firmave italiane. “2012 do të jetë një vit i vështirë – shpjegon presidenti Silvio Albini – por ndoshta pikërisht për këtë arsye duhet kurajo për të rifilluar me eksportet”. Duhet kurajo dhe rritje ekonomike për daljen nga kriza. Jo vetëm nga Italia dhe Gjermania por nga të gjitha vendet e Europës dhe ato të Bashkimit Europian. Madje një sforco akoma dhe më e madhe. Sidomos e vendeve që po kalojnë krizën e debisë sovrane. Të njëjtën frazë ka nënvizuar edhe komisari i Bashkimit Europian, Olli Rehn kur ka folur se Greqisë i duhen 15 miliardë euro. Në fakt kanë qenë inspektorët ndërkombëtarë që e kanë vlerësuar situatën e vendit fqinj të Greqisë pas marrëveshjes me privatët dhe planin e dytë të ndihmave. Sidoqoftë pritet edhe një marrëveshje mbi ristrukturimin e borxhit brenda javës në vazhdim. Do të jenë ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës që do të flasin për këtë ndoshta në fillim të javës së ardhshme. Në të njëjtën kohë po punohet që në tavolinë të jetë edhe pjesmarrja e qeverive por edhe ajo e Bankës qendrore europiane për operacionin e debisë së Greqisë meqënëse për këtë cështje është diskutuar shpeshherë në nivele teknike. Por vetëm disa ditë më parë një prej përffaqësuesve të Bankës qendrore europiane, Joerg Asmussen, në një intervistë të dhënë për Reuters është shprehur se Banka qendrore europiane do të qëndronte jashtë. Sipas tij negociatat për borxhin grek duhen bërë me kreditorët privatë ndërsa “Bqe dhe eurosistemi nuk janë privatë”. Edhe Financial Times shkruante se Fondi monetar ndërkombëtar kishte bërë presion që edhe kreditorët privatë të merrnin pjesë në ristrukturimin grek. Ndërkaq Banka qendrore europiane ka blerë 40 miliardë euro tituj grekë si pjesë e këtij programi.
...