A humbi PD-ja pse ministrat ishin arrogantë dhe nuk hapnin telefonat?
E dëgjon të thuhet shpesh se Partia Demokratike i humbi këto zgjedhje sepse ministrat ishin arrogantë dhe nuk hapnin telefonat.
I fundit që ka dalë në këtë përfundim është edhe Enkelejd Alibeaj, tashmë jashtë parlamentit.
Duke folur për AS, Alibeaj madje tha se Berisha duhet të jetë violinë e parë në PD.
Por ajo që të bën përshtypje është se fakti që ministrat nuk hapnin telefonat, e paska çuar PD-në dhe Berishën në humnerë.
Situata ekonomike, vrasjet politike, korrupsioni, gjendja skandaloze e arsimit dhe shëndetësisë, krimi që ka kapur për fyti vendin, nuk kanë luajtur asnjë rol.
Të paktën kështu mendojnë demokratët. Ata që mund të flasin në TV se për të tjerët nuk e dimë se çfarë mendojnë./ep