A. i Popullit kërkon hetime për 5 gardian të burgut 313

Kërkesa u bë pas ankesës që nëna e dy vëllezërve të dënuar ka bërë pranë këtij institucioni. “Në Institucionin tonë është paraqitur dhe ka bërë ankesë shtetasja N.Gj. Ajo pretendonte se kishte marrë informacion që dy djemtë e saj P dhe A. Gj, të cilët ndodhen të paraburgosur në I.E.V.Penale “Jordan Misja” Tiranë, më datë 26.04.2012 ishin keqtrajtuar nga punonjësit e policisë”, sqaroi zyra e shtypit e institucionit të Avokatit të Popullit.
Pas ankesës, një grup nga Avokati i Popullit mori në pyetje të dënuarin, i cili ka deklaruar se kishte kërkuar ndihmë mjekësore se nuk ndihej mirë, por teksa është çuar tek ndihmësmjeku, është goditur me shkelma nga gardianët. “Grupi i punës mori takim dhe pyeti me procesverbal të dy të arrestuarit P dhe A Gj. Sipas shpjegimeve të dhëna nga P dhe A. Gj, më datë 26.04.2012, rreth orës 15:00, P ka kërkuar t’i jepet ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar atë në dhomën e ndihmësmjekut, ku sipas tij është goditur me shkelm nga ana e tyre. Më pas P është dërguar në dhomën e tij ku i ka treguar për ngjarjen e ndodhur të vëllait. I revoltuar nga kjo ngjarje, A ka filluar të përdorë fjalë fyese për stafin e institucionit. Për këtë veprim ai është prangosur dhe është shoqëruar në dhomën e veçimit nga grupi i sigurisë. Sipas A, sapo ai është futur në këtë dhomë, policët e grupit të sigurisë e kanë urdhëruar atë që të hiqte atletet dhe çorapet. Pasi i ka hequr atletet dhe çorapen e këmbës së majtë, policët e kanë ulur në dysheme dhe i kanë shtrirë këmbët para. Dy prej policëve e kanë kapur prej krahësh dhe ia mbanin ato pas shpine, një polic e ka shkelur në këmbën e majtë afër kaviles, ndërsa dy të tjerë kanë filluar ta godasin disa herë atë me shkop gome në shputat e këmbëve dhe më pas edhe të duarve. Mbas kësaj ai është goditur nga një polic në pjesë të tjera të trupit me grushte, pëllëmbë e shqelma. Sipas tij, nga goditjet e policëve atij i janë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe mpirje të shputave të këmbëve e të duarve”, thuhet në dëshminë e të dëmtuarit.
Pas dëshmisë, zyra e Avokatit të Popullit, kërkoi ndihmë edhe nga mjekësia ligjore për të verifikuar nëse ishin dhunuar vërtetë, çka sipas të dhënave, ekspertët mjekoligjor e kanë provuar si të vërtetë dhunën e ushtruar. Policët janë pyetur për ngjarjen, por nuk kanë pranuar dhunën e ushtruar. Avokati i Popullit rekomandon: “Fillimin e ndjekjes penale në ngarkim të punonjësve të Policisë së Burgjeve efektivë të I.E.V.P. “Jordan Misja” Tiranë, A.S, A.I, Sh.M, M. Sh dhe A.A, për veprën penale të “Torturës” e kryer në bashkëpunim. Për shqyrtimin e këtij rekomandimi dhe qëndrimin që do të mbani ndaj tij, të vihemi në dijeni brenda afatit ligjor prej 30 ditësh”. /Start/
2012-05-27 14:08