E Hënë, 2 Nëntor 2026

A i kanë braktisur qytetarët PD-në para kryeministrisë? Xhaferri: Është foltore, jo protestë kombëtare

Deputeti i PD, Besart Xhaferri, i ftuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për aksionin e ri opozitar “Foltorja 2” përballë Kryeministrisë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a e kanë braktisur qytetarët PD-në, duke parë pjesëmarrjen e ulët, Xhaferri tha se nuk është protestë kombëtare, prandaj numrat nuk kanë shumë rëndësi; sipas tij, më e rëndësishme është kauza.

Por për gazetaren Aida Topalli, ky justifikim është i njëjtë me atë të kryetares së sapozgjedhur të Bashkisë së Vlorës, ku numri i qytetarëve që votuan ishte shumë i ulët.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Duket sikur me kaq shumë skandale, por kur vjen puna te ‘Foltorja 2’, numrat janë të pakët?

Xhaferri: Është foltore. Nëse do të ishte protestë kombëtare, numrat do të ishin shumë të mëdhenj. Kur të thërrasim protestë kombëtare, atëherë do të ketë analizë.

Topalli: Pjesëmarrja është lajm, sepse shihet efekti i besueshmërisë.

Xhaferri: E thashë, pjesëmarrja nuk është qëllim. Ne kemi një eksperiencë 44 javë para Bashkisë së Tiranës. Ne duam që në fund të kemi rrëzimin e Edi Ramës.

Borakaj: Do digjni goma para Kryeministrisë?

Xhaferri: Nuk i di skenarët unë, atë e vendosin organizatorët.

Topalli: E di si më duket kjo, Besart? Njësoj si kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, ku numri i qytetarëve që votuan ishte shumë i ulët, por ajo tha: ‘ǒrëndësi ka pjesëmarrja? Rëndësi ka që unë fitova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›