Xhaferri: “JO” zgjatjes së mandatit për prokurorët! Muça: Po Berisha pse ka 30 vite kryetar?

“Nuk do të votoja pro zgjatjes së mandatit për prokurorët”. Kështu është shprehur në studion e QUO VADIS deputeti demokrat Besart Xhaferri.
Ai shtoi se edhe emra të rinj prokurorësh mund të jenë po aq të aftë.
Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça vuri në dukje kontrastin me politikën, ku përmendi kryetarin e PD-së Sali Berishën, i cili ka 30 vite në krye të forcës politike.
Pjesë nga biseda:
Ibraj: Prokurorët që bëjnë 9 vite punë, pse mos të bëjnë edhe 9 të tjera?
Borakaj: Do votoje pro zgjatjes së mandatit të prokurorit?
Xhaferri: Jo.
Borakaj: Pse?
Xhaferri: Se edhe ata që mund të vijnë, mund të jenë shumë të mirë.
Muça: Po për kryetarët e partive pse nuk mendoni kështu? Ka 30 vite Berisha kryetar. Duamnit i mjaftoka 9 vite të hetojë një mal me dosje, ndërsa një politikani nuk i mjaftojnë 30 vite për të bërë gjithë këto “të mira” në Shqipëri.
/vizionplus.tv