E Diel, 1 Nëntor 2026

“Balluku”, shtyhet për javën tjetër mbledhja e Kushtetueses

Shtyhet për javën e ardhshme, mbledhja e Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e kërkesë-padisë së bërë nga qeveria për çështjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, pritej të mblidhej këtë të enjte, por e ka shtyrë mbledhjen për javën tjetër.

Në një njoftim të Kushtetueses thuhet ndër të tjera se, “kjo çështje për shkak të interesit publik që paraqet është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme.

Kërkesa është regjistruar me numër 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar në datën 21.11.2025, ora 14.00. Me shortin e po kësaj date, ora 15.00, për shqyrtimin paraprak të kësaj çështjeje është caktuar Kolegji me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator). Paralelisht me këto veprime, Njësia e Shërbimit Ligjor u ngarkua me përgatitjen e akteve paraprake për shqyrtimin e çështjes dhe i ka shpërndarë ato për njohje anëtarëve të kolegjit, i cili kishte planifikuar për të diskutuar këtë çështje në datën 27.11.20252″.

LEXO EDHE: Pezullimi i Ballukut/ Fax News siguron kërkesën e qeverisë për Kushtetuesen: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit

Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave për Gjykatën Kushtetuese, pezullimi i Ballukut nga ana e GJKKO cënon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›