A ishte gjenerali Rommel një frikacak?

Njeriu që u bë një hero kombëtar me pushtimin e Francës, rezistencën që i bëri forcave anglo-amerikane në Afrikë dhe organizimin e mbrojtjes së Normandisë, konsiderohet nga të dhënat historike si një prej ushtarakëve me integritet dhe profesionalizmin më të madh gjatë udhëheqjes së Gjermanisë Hitleriane.
I përfshirë në një atentat të dështuar ndaj Hitlerit në vitin 1944, i njohur ndryshe me emrin e koduar të operacionit “Valkyria”, Rommeli vrau veten pak më pas, pasi “Fyhreri” i ofroi dy zgjedhjes midis vetëvrasjes ose internimin e familjes, shkatërrimin e figurës dhe varjes si tradhtar nëse nuk do t’i jepte fund jetës së tij.
Megjithatë, filmi i ri që ka dalë në transmetim në kinematë gjermane, e portretizon “Dhelprën e Shkretëtirës” si një njeri krejtësisht të bindur e të nënshtruar ndaj Hitlerit dhe frikacak në luftë.
Transmetimi i filmit nga rrjeti “ARD” rihapi një debat publik për trajtimin e figurës së Rommel, i cili nga historia gjermane konsiderohet gjithashtu si një prej gjeneralëve të paktë të asaj periudhe që nuk ranë pre e nazizmit, duke kryer detyrën e tyre, pa rënë pre e urrejtjes racore dhe epërsisë së racës ariane të indoktrinuar nga regjimi i kohës.