Starti më i mirë i Barcelonës

Fakti se asnjë nga trajnerët e kaluar të gjigantit katalan nuk ka bërë një nismë kaq pozitive në një stinor të Kampionatit spanjoll, është arritje e madhe për Vilanovën i cili zëvendësoi Pep Guardiolën, në detyrën e tij të parë si kryetrajner. Por, pavarësisht nismës së fuqishme, Vilanova ka theksuar se është më tepër i brengosur për renditjen se rekorde të pikëve në këtë fazë të Kampionatit.
“Më tepër i intereson renditja se ku jemi, në vend të pikëve sa kemi tubuar. Rekordet janë për tu thyer dhe edhe ky i yni një ditë do të mundet”, deklaroi pas ndeshjes Vilanova. Barcelona, barazimin e vetëm deri më tani pas dhjetë xhirosh në La Liga e pati kundër kampionit në fuqi Real Madridit.
Rreth rekordit është shprehur edhe mesfushori Andres Iniesta. “Nuk kemi biseduar rreth rekordit në zhveshtore por jemi të lumtur që skuadra është në formë të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu”, u shpreh ai.