Mediat serbe: Një zyrtar tenton të vrasë Presidentin Nikoliç
BEOGRAD – Mediat serbe raportojnë se një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka tentuar të vrasë Presidentin serb Nikoliç, në orët e para të së premtes.
Ndërkohë kabineti i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç konfirmoi se të premten në mëngjes në autostradë ka pasur një aksident, por duke mos dhënë asnjë hollësi tjetër.
"Presidenti Nikoliç shprehu besimin e tij të plotë tek anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë",- thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidencës serbe, transmeton “Blic”.
Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se Presidenti beson se do të hetohet deri në fund incidenti i tij.
Sipas mediave serbe, incidenti ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, ku një oficer me veturën e tij disa herë ka provokuar autokolonën në të cilën udhëtonte Presidenti Nikoliç.
Mediat e Beogradit e kanë konsideruar ngjarjen si sulm dhe atentat.
(er.nu/indeks/BalkanWeb)