E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mjaftojnë lotët e Wengerit?

Humbja shokuese e Arsenalit në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munchen, vlerësohet si momenti final që Arsene Wenger duhet të shkarkohet nga Arsenali këtë edicion.

Pas afër 9 viteve pa tituj, tifozët e kësaj skuadre duken të lodhur me pritjet e trajnerit francez i cili njihet si "shërbëtor" i pronarëve të skuadrës duke sjellur përfitime për skuadrën, por në anën tjetër si po e lë "shtërpë" skuadrën me tituj.

Në anketat e bëra në gazetat angleze pas humbjes me Bayern, tifozët me më shumë vota kanë votuar për shkarkimin e Wenger.

Arsenali do të përfundoj edhe këtë edicion pa trofe ndërsa as në Premierligë nuk qëndron mirë, duke qenë në vendin e pestë aktualisht me 4 pikë më pak se Tottenham që është në vendin e katërt./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›