Bleona në LA-Italia Film Festival

Këngëtarja Bleona Qereti ka marrë pjesë në ceremoninë vjetore Los Angeles - Italia Film, Fashion and Art Festival.
Edicioni i tetë i këtij festivali u mbajt në Mann Chinese 6 Theatre në Los Anxhelos, Kaliforni, të dielën mbrëma.
Parakalimi i saj mbi tepihun e kuq është mbuluar edhe nga mediat e huaja.
Ky festival, mes tjerashnderoi aktorin fitues të çmimit Oscar, Al Pacino, i cili ka prejardhje italiane, me shpërblimin "Legend Award", për karrierrën e tij të gjatë dhe të suksesshme në kinematografi. /Indeksonline/