E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello i tregon Milanit se si ndalet Barca!

Fabio Capello i ka treguar "diagnozën" Milanit se si ndalet Barcelona. Ish trajneri i Milanit ka thënë se secila skuadër duhet të ketë vetëm fat për të ndalur Barcelonën, përndryshe gjithçka është e vështirë.

"Shumë ekipe dhe trajnerë janë munduar që ta studiojnë Barçën dhe nëse për momentin u është dukur se e kanë gjetur recetën për t’i ndalur, më pas janë kthyer në shtëpi të zhgënjyer. Ndërsa për mendimin tim, Barcelonën mund ta thyesh vetëm duke pasur fat, të paktën për këtë Milan, që ka një diferencë të theksuar me spanjollët" deklaroj Capello./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›