A mund të ma mbushësh prapë të lutem?
Nëse gatuan mirë, do ta marrësh komplimentin në mënyrat më të ndryshme. Më i madhi është ai i të lënit të pjatës bosh dhe tërësisht të larë. Ky luan i uritur, jo vetëm që e ka shijuar pjatën që ka vjedhur nga kuzhina e një kampi turistësh, adhurues të botë së egër, por po e kthen për ta mbushur përsëri. Turistët e kanë parë atë të befasuar teksa mbante një pjatë të bardhë në gojë dhe shkonte drejt kampit Grootkolk Wilderness në Botsvana. Mendohet e kafsha e egër ka hyrë nga një derë e pasme e kuzhinës së kampit ku qëndrojnë turistët. Me sa duket, luani i ri është tërhequr shumë nga aroma e ushqimit në pjatë, sa e ka marrë atë me vete për ta ngrënë i qetë në fushë. Më pas e ka kthyer pjatën. Fotoja është marrë nga një prej turistëve, Didier Couvert.