Rita Ora në kopertinën e Style, krahasimi me Rihanën: Kompliment
Ylli i ri i muzikës botërore është shfaqur shumë në formë në kopertinën e muajit prill të revistës britanike Style. Ndër të tjera vajza e lindur ne Kosove, Rita Ora i është përgjigjur edhe krahasimeve të shumta që i kanë bërë asaj më Rihanën.
Kur është fjala për ta krahasuar me Rihanën, shkruan Style, Ora thotë se e merr më shumë si kompliment, pasi ato vijnë nga e njëjta skuadër dhe familje muzikore, kështu që sipas saj, ky është një krahasim i pritshëm dhe siç e quan ajo cool.
Ajo është shumë cool dhe kaq e mirë në atë që bën. Është një kompliment më shumë se çdo gjë tjetër.- ka thënë Ora.
