A mund të quhet abuzim me fëmijën diçka e tillë? (FOTO)
Imazhet e frikshme të bebeve dyjavëshe, që vërtiten në ajër nga një terapiste, kanë lënë të shokuar miliona njerëz në botë.
Rusia Lena Flokina megjithatë mendon se kjo joga për bebe është diçka krejt normale, që u bën mirë foshnjave.
Këto janë momentet kur 51 vjeçarja ruse performon me një bebe lëvizjet e jogës në Egjipt. Dhjetëra prindër nga e gjithë Europa mblidhen për të paguar që rusja të bëjë këtë gjë me fëmijët e tyre. Ajo ka 30 vjet që aplikon jogën e fëmijëve.
Bebet qajnë, vjellin, por Lena thotë se është për të mirën e tyre. Shumë njerëz mendojnë se bebet thjesht duhet të shtrihen në krevat, të hanë e të qajnë. Por jo, ata kanë reflekse natyrore, që mund të përdoren për zhvillimin psikologjik dhe intelektual të tyre.
Shumë njerëz që shohin pamjet thonë se ky është abuzim me fëmijët, kurse Lena thotë se këtë e bëjnë vetëm prindërit mendjehapur.









