Kamarieri, dush me birra në kurrizin e Angela Merkel (VIDEO)
Share
Në një darkë të organizuar nga Demokristianët e qytetit Demmin, kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë më shumë se çduhet birrë. Jo me dëshirë në fakt. Ndërsa ka qenë e ulur, kamarieri që po i shërbente, ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë i ka derdhur birrat në kurrizin e kancelares gjermane. Merkel është treguar e qetë pas këtij veprimi, por kamarieri me siguri që do të ketë humbur vendin e punës.