E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artisti triumfon në ceremoninë e çmimeve Oscar

Share

Filmi pa zë, Artisti, ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar duke marrë pesë të tillë, përfshi atë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorin më të mirë.

Jean Dujardin u shpall fitues si aktori protagonist më i mirë. Ai tha se nëse personazhi i tij do fliste, do thoshte: Genial, Merci!

Sipas BBC, filmi Hugo i Scorsese mori po ashtu pesë çmime Oscar, por kryesisht në kategori teknike.

Meryl Streep fitoi çmimin si aktorja më e mirë për portretizimin e Margaret Thatcher në filmin Zonja e Hekurt. Streep tha se kur thirrën emrin tim, mu duk sikur dëgjova gjysmën e Amerikës duke thënë: au, prapë kjo. Aktorja ka fituar tre çmime Oscar dhe është nominuar 17 herë.

Aktori kanadez Christopher Plummer u bë aktori më i vjetër që fiton një çmim Oscar. Në moshën 82 vjeçare ai mori çmim si aktori më i mirë mbështetës.

Octavia Spencer fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse. Ajo mbajti një fjalim prekës përpara audiencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›