A mund t’i fitojë Red Bull të gjitha garat?

Christian Horner lartëson Red Bull-in e tij duke shpresuar për mundësinë e arritjes së 11 fitoreve radhazi: “Edhe mund t’i arrijmë 11 fitore. Silverstone do të jetë një fundjavë epike, fantastike, por askush nuk e di se çfarë pengesash mund të ketë, duke marrë parasysh se çfarë ndodhi atje vitin e kaluar. Ne kemi që në vitin 2012 me Ëeberin që nuk fitojmë në Silverstone. Do të jetë një garë e rëndësishme për ne” – ka thënë drejtori i red Bullit.
E sigurt është se ky tani është niveli më i lartë që ekipi ka parë ndonjëherë në historinë e tij 19-vjeçare. Është një moment i lumtur për ekipin dhe pyetja është: “Për sa kohë mund të Vazhdojmë kështu?” Jemi mirënjohës për çdo fitore që marrim, është seria jonë më e mirë që nga Sebastian Vettel në 2013, kur arritëm 9 fitore radhazi. Duam të vazhdojmë kështu, por koha do të tregojë për sa kohë” – deklaron Horner.
Seria aktuale e fitoreve të Red Bullit ka arritur në 10 radhazi, një shifër që mund ta çojë ekipin anglo-austriak drejt një rekordi prestigjioz që qëndron prej 35 vitesh. Këto janë 11 fitoret radhazi të arritura nga McLaren midis GP të Brazilit 1988 dhe GP të Belgjikës 1988, shtatë prej të cilave u arritën nga Ayrton Senna dhe katër nga Alain Prost.
Më pas seria u ndërpre nga Ferrari, me suksesin e nënshkruar nga Gerhard Berger në Çmimin e Madh të Italisë, e vetmja fitore jo-McLaren në atë sezon që arriti 15 nga 16 të mundshmet.