E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Formula 1, zyrtarizohet kalendari për 2024-ën, ja risitë

Botërori i Formula 1 ka zyrtarizuar pak çaste më parë kalendarin e ri. Zyrtarët e FIA-s kanë aprovuar disa ndryshime të rëndësishme.

Vitin që vjen veturat do ta kenë më të lehtë spostimin drejt Azisë pasi janë afruar si data Çmimi i Madh i Australisë me atë të Japonisë dhe Kinës. Çmimi i Madh i Kinës rikthehet kështu në hartën e Formulës 1 ku për herë të fundit ishte pjesë e destinacioneve në 2019-ën.

Botërori i 2024-ës nis më 2 mars në Bahrein, ku për arsye se koinçidon me muajin e Ramazanit gara do të zhvillohet të shtunën. E njëjta gjë vlen edhe për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Një tjetër ndryshim prek edhe Çmimin e Madh të Suzukës, i cili nuk do të mbahet më në vjeshtë, por kësaj radhe do të garohet në prill.

Botërori i 2024-ës do të mbyllet më 8 dhjetor në Abu Dhabi. Sa i përket Botërorit aktual gara e radhës do të mbahet në Silverstone të Britanisë së Madhe dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "R1 2024 CALENDAR FEB-OZ MAR SAKHIR R2 R13 07-09 MAR ARABIA JEDDAH R3 ÛUNGARY R14 26-28 JUL MAR MELBOURNE R4 05-07 APR R15 SPA-FRANCORCHAMPS SUZUKA 23-25 AUG LANDS ZANDVOORT R5 R16 19-21 APR SHANGHAI 30 AUG-01 SEP MONZA R6 03-05 MAY R17 MIAMI 13-15SEP BAIJAN BAKU R18 17-19 MAY ROMAGNA IMOLA 20-22SEP SINGAPORE R8 R19 24-26MAY MONACO MONACO OCT AUSTIN R9 R20 07-09 JUN CANADA MONTREAL 25-27 OCT MEXICO CITY R10 R21 21-23 JUN BARCELONA NOV SAO PAULO R11 R22 NOV 28-30 JUN SPIELBERG 05-07 R12 ÛVEGAS R23 NOV-O1 DEC QATAR LUSAIL KINGDOM SILVERSTONE R24 06-08 DEC YAS MARINA"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›