Krimet e luftës/ Zelenksy: Kemi nisur 84 mijë çështje penale ndaj Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina ka nisur më shumë se 84 mijë çështje penale për krime lufte që kur ka nisur pushtimi rus ndaj vendit të tij.
Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, hetimet e Policisë Kombëtare të Ukrainës për krimet e luftës të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës kanë çuar në nisjen e më shumë se 84 mijë çështjeve penale dhe 1,838 njoftimeve të tjera për dyshime.
Gjithashtu po krijohet një bazë të dhënash të posaçme për të përcaktuar se kush cilësohet “kriminel lufte”, ku tani përfshihen të dhënat e më shumë se 200 mijë anëtarëve të shërbimit rus dhe mercenarëve, transmeton CNN.
Gjatë fjalimit për të përkujtuar Ditën Kombëtare të Policisë, Zelensky theksoi se zbatimi i ligjit është mjaft i domosdoshëm duke thënë se kjo do ta sjellë Rusinë “në përgjegjësi të plotë për agresionin dhe terrorin e saj kundër Ukrainës”.
/rtsh.al/