A mundet gjyshja juaj të vallëzojë kështu?
Edhe pse nuk jemi mësuar në pamje të tilla të gjysheve duke vallëzuar nën ritmet e Michael Jacksonit, në Kinë kohët e fundit fenomeni i “hip-hop” gjysheve ka filluar të përhapet. Persona gjithnjë e më në moshë po shkojnë nëpër qendra rekreacioni për të mësuar vallëzimin me muzikën e popullarizuar.
Bai Shuying lëvizjet e saj megjithatë i mësoi vetë, ndërsa filloi të vallëzojë kohë më parë pasi kishte blerë një video rekorder. Në pyetjen pse vendosi të vallëzojë me muzikë të Michael Jacksonit, ajo u përgjigj se “ai është i mrekullueshëm, inspirues dhe i papërsëritshëm”.