E Shtunë, 31 Tetor 2026

A po ekzekutohet një i pafajshëm në SHBA?

Edhe pak orë na ndajnë nga momenti kur i burgosuri Troi Dejvis do ekzekutohet me injeksion.

Asgjë nuk duket se e ndal më ekzekutimin e tij, megjithatë ka sërish njerëz që mendojnë se në SHBA po ekzekutohet një i pafajshëm. Dejvis nuk është lejuar ti nënshtrohet makinës të së vërtetës.

Dejvis akuzohet për vrasjen e një polici në vitin 1989. Që nga viti 1991 ai është dënuar me vdekje dhe është në pritje të ekzekutimit të vendimit. Gjatë këtyre dy dekadave ai dhe avokatët e tij kanë luftuar fort për pafajësinë e tij. Shkaku: ndaj tij ka vetëm dëshmitarë, por asnjë armë krimi, asnjë provë konkrete apo gjurmë ADN-je. Avokatët thonë madje se dëshmitë janë ndryshuar e modifikuar. Përkrahësit e Dejvis janë të shumtë, ata nisin që nga Papa e vazhdojnë tek Amnesty International e me dhjetëra këngëtarë e aktore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›