E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ndryshon planin për qendrën e kryeqytetit, rikthen makinat

Lulzim Basha ka vendosur që të ndryshojë planin për qendrën e Tiranës. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në planin e administratës së Edi Ramës, ku gjithë qendra do të ishte për qytetarët, Basha ka vendosur që të rikthejë edhe automjetet në qendër.

Kështu, bashkia bëri me dije se ka nisur punën për hapjen dhe asfaltimin e rrugëve në qendër, me qëllim që të kalojnë automjetet.

Kjo e ndryshon komplet planin për qendrën, ndërsa Basha ende nuk është i qartë se çfarë do të bëjë për rregullimin e qendrës.

Me rikthimin e automjeteve, ashtu siç e kishim parlajmëruar ditë më parë, qendrës së kryeqytetit pritet që ti rikthehet sërish kaosi, kur mendohej se problemi ishte zgjidhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›