E Diel, 1 Nëntor 2026

Hugo Boss kërkon falje për të kaluarën naziste

Firma e njohur e veshjeve gjermane Hugo Boss, ka kërkuar falje për keqtrajtimin e punonjësve të marrë forcërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Firma në atë kohë furnizonte me uniforma nazistët.

Falja që kërkon firma përkon me publikimin e një libri të ri për kompaninë gjatë viteve të Hitlerit.

Fabrika e saj punësonte 140 polakë dhe 40 francezë, që bënin punë të detyruar.

Ndërkohë në libër thuhet se Hugo Boss, themeluesi i kompanisë, ishte besnik ndaj nazistëve. Ai nuk u bashkua me partinë e tyre për shkak se kishte fituar një kontratë për furnizim me uniforma, por sepse ishte pasues dhe besonte tek kjo parti, shkruan autori i librit historik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›