A po ju pëlqen statuja?

Tifozët e Manchester United që nga kjo ditë e kanë në statujë legjendën e gjallë të skuadrës Sir Alex Ferguson. Sot është zbuluar statuja e tij prej bronzi e ngritur në afërsi të stadiumit "Old Traford".
Statuja e tij ka mbledhur figura të shquara të futbollit anglez, në mesin e tyre legjendarë të Manchester United si Eric Cantona, Ruud van Nistelrooy, Gary Neville, Andrew Cole, Ole Gunnar Solskjaer, Peter Schmeichel and Edwin van der Sar.
Edhe Fergie u shpreh të jetë shumë i lumtur e i nderuar për këtë statujë ndërsa mbetet njeriu më i trofeshëm si trajner me 37 tituj në epokën e suksesshme të tij./Indeksonline/