E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dërgon luftanije drejt Rripit të Gazës

 Rusia ka dërguar një tog anijesh të luftës drejt Rripit të gazës, për siç thuhet, evakuimin e shtetasve të Rusisë në rast të përshkallëzimit të konfliktit palestinezëo-izraelit, ka njoftuar një burim nga komanda kryesore e marinës së luftrës së Rusisë.

“Një tog me luftanije të Flotës së Deti të Zi, ku gjendet edhe cruiseri Moskva, anija patrulluese Smetlivi, anijet e mëdha të desantit Novoçerkask e Saratov, si dhe rimorkio MB-304 dhe tankeri i madh Ivan Bubnov janë urdhëruar të nisen në bregdetin lindor të Mesdheut:, tha ky burim i paidentifikuar për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, transmeton Koha.

Ai shtoi se anijet dërgohen atje për arsye të evakuimit eventual të shtetasve rusë nga Rripi i Gazës, në rast të përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›