A po plaket Shqipëria?

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 17:30
Shqipëria vazhdon te mbetet një vend me moshë mesatare të re, nën 33 vjeç. Por që nga viti 1960, lindjet kanë pësuar rënie, tendencë që konfirmohet edhe nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2001.
Kjo rënie e lindjeve tërheq vëmendjen për fillesën e plakjes së popullsisë.
Shqipëria numëron sot 29 shtëpi publike dhe jo publike, të licencuara nga Ministria e Çështjeve Sociale, që ofrojnë strehim, ushqim dhe aktivitete për 1700 të moshuar.
Kusht kryesor, të qenët i braktisur dhe me të ardhura të pakta.
Kjo përcaktohet nga pushteti lokal.
Shtëpia e të Moshuarve në kryeqytet ka 30 të moshuar rezidentë dhe 20 të tjerë nga komuniteti, që vijnë kalojnë ditën.