Rrahje mes regjistruesve në Tetovë

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 18:55
Në Tetovë ka ndodhur një incident midis anëtarëve të Komisionit rajonal për regjistrimin e popullsisë.
Zënka për një kompjuter ka çuar që dy anëtarët e komisionit rajonal të shkëmbejnë grushta midis tyre.
Incidenti ka ndodhur në zyrën rajonale në Tetovë në ambientet e “Radio Tetovës”, kur një anëtarë i komisionit rajonal ka goditur instruktorin shtetëror të regjistrimit.
Policia theksoi se po punon për zbardhjen e rastit ku janë të përfshirë F.H, 27 vjeç dhe D.Z, 36 vjeç nga Tetova. (INA)