NASA me mision të ri në Planetin e Kuq

Nëse çdo shkon sipas planit, Agjencia amerikane për hapësirë NASA muajin e ardhshëm do të lansojë në Mars sondën e re “Curiosity”.
“Mars science laboratory (MSL) Curiosity” është misioni i parë astro-biologjik pas “Vikingut”, në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.
Roboti i ri është i pajisur me madje dhjetë aparate shkencore, në mesin e të cilave janë dy laboratorë kimikë, të cilët do t’iu ndihmojnë shkencëtarëve të gjejnë përgjigje në pyetjet lidhur me Planetin e Kuq.
A ka pasur ndonjëherë jetë në Mars? Si ka ndryshuar Planeti i Kuq gjatë miliona vjetëve më parë? A do të munden njerëzit në të ardhmen të punojnë në këtë planet? – janë vetëm disa nga sekretet që fshihen në Mars.
Sonda pritet të lansohet nga kozmodromi në Kejp Kanaveral, ndërmjet datës 25 nëntor dhe 18 dhjetor, me ndihmën e raketës “Atlas”.