A rrezikon Kosova si Ukraina? Eksperti: Trump nuk e njeh Ballkanin. Më parë nuk ka pasur njohuri ku bie Kosova

Eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli, deklaroi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus se Kosova duhet të ndryshojë kurs.
Sipas tij duke para atë që ndodhi mes Trump dhe Zelenskyt duhet kuptuar se vetëm ata që ndryshojnë mund të mbijetojnë.
Postimi:
Borakaj: Një nga shqetësimet më të mëdha që u ngrit menjëherë pas përplasjes Zelensky-Trump, dhe forcës së demonstruar nga ky i fundit, ne shqiptarëve në Shqipëri, por dhe juve aty në Kosovë, mendja na shkoi menjëherë në Veri të Kosovës. A mund ta përdorë Serbia situatën dhe mosmarrëveshjet aktuale mes BE-së dhe SHBA-ve për Ukrainën, për të goditur Kosovën?
Bilalli: Kosova nuk është në sofrën e parë dhe Ballkani në përgjithsësi. Trumpi fatkeqësisht nuk e njeh historinë e Ballkanit.
Borakaj: Bilalli: Në presidencën e parë i uli në një tryezë?
Bilalli: Mendoj që rreth Ballkanit dhe rreth Kosovës ka një emisar për krizat, mund të them që në këtë botë që jetojmë vetëm ata që ndryshojnë mund të jetojnë. Ne shqiptarët shpesh flasim në mënyrë dëshirore. Kosova në këtë moment duket të ketë kujdes nga dy momente, ai politik dhe diplomatik i Serbisë. Serbia aktualisht ka probleme të brendshme, por ata që do të vijnë do të jetnë edhe më problem. Trupat amerikane në një mëngjes mund të lagohen nga Kosova. Mendoj që Kosova në këtë drejtim duhet të ketë një drejtim biletarela. Jam dakord me atë diplomatin që Kosova duhet të komunikojë. Amerikanët në Ballkan që në kohën e Biden dhe tani me Trump partnerët preferencial kemi qenë ne, tani kemi parteritet të balancuar