Bilalli: Pa Starlinkun e Musk dhe ushtrinë e Trump, Ukraina zgjat vetëm 6 muaj

Eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilalli, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e cilësoi mjaft delikate çështjen e Ukrainës.
Bilalli tha se është momenti që të shihet se çfarë mund të shpëtohet nga Ukraina. Sipas tij Ukraina ka shumë nevojë për SHBA-të, pasi pa ndihmën e tyre nuk mund të rezistojë më shumë se 6 muaj.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Bilalli ju keni paralajmëruar në një intervistë se Ukraina po shkon drejt ndarjes dhe kolonizimit. Deklaratë e cila erdhi pas përplasjes së fortë që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit Trump dhe Zelenskyt, por sot kemi një tjetër rrjedhë të ngjarjes. Zelensky duket se është tërhequr nga retorika e tij e fillimit. Si mendoni se do të vijojë historia pas kësaj tërheqjeje të Zelenskyt, por edhe deklaratave të Trump që është treguar më i butë në raport me Europën?
Bilalli: Ka qenë qasje e orëve që Zelensky të pranojë shfyrtëzimine resurseve të rralla në ukrainë. E tërë kjo ka qenë pas skandalit ballë përballë. Mendoj që Zelensky ëhstë kokë turku, por problemi është të shpëtohet Ukraina, aq sa mund të shpëtohet. Nëse hyjmë në rendin e ri botëtore, lufta bëhet për resurse sot. Euopianët në këtë rast janë ata që mund të them që kanë qenë shtysa siç ishte rasti i Boris Johnson. Unë mendoj që ndërmjetësuesi më i mrië ëhstë Macron. Dhe tani ai ëhstë ndërmjetësuesi më i mirë. Në këtë drejtim Europianët nuk mund të shkojnë pa Amerikën. Rusia pa Ukrainën është fuqi racionale, me Ukrainën është fuqi botërore. Tani resurset në pjesën tjetër të Ukrainës do të menaxhohen nga Rusët. Më lejoni të them një fjali të ambasadori Kinez, i cili këkron që Amerika bashkë me Kinën të jenë lokomotiva. Nuk është problematikë për t’i dhënë më shumë hapësirë këtij teatri të asaj dite. Kjo bota ka interesa, kemi hyrë në fazën e saj për të ndarë interesa.
Borakaj: Ju thoni të shpëtohet Ukraina, cila do ishte strategjia më e duhur?
Bilalli: Në doktrinën militariste vetëm 6 muaj, nuk vlen asa ai 2.2 miliardhshi britanik, nuk e shpëtojnë as 20 miliardë. Pa ndihmën starlinkun e Musk dhe ushtrinë e Trump, Ukraina zgjat vetëm 6 muaj.