A u sulmuan këto vajza me acid vetëm pse ishin hebrenje? (FOTO)
Lajmi se dy vajza nga Britania u sulmuan me acid një natë më parë në Zanzibar ka shokuar opinionin publik.
Katie Gee dhe Kirstie Trup, të dyja 18 vjeçe, u sulmuan krejt papritur me acid në fytyrë.
Babai i njërës prej vajzave thotë se plagët janë të tmerrshme dhe përtej imagjinatës.
Vajzat janë nisur me avion për kurim të specializuar në Britani.
Policia e Zanzibarit ka ofruar 4 mijë sterlina shpërblim për atë që jep informacion se kush e kreu sulmin.
Mësohet se një urdhër arresti është lëshuar për predikuesin islamik, Issa Ponda Issa, pasi mendohet se ai ka frymëzuar sulmet me acid.
Miqtë e vajzave thonë se ato mund të jenë sulmuar për shkak se ishin hebrenje.
Babai i njërës prej vajzave, një multimilioner, tha se një kalimtar u ka ofruar ndihmë atyre.
Njëra prej vajzave ishte sulmuar në rrugë dy javë më parë pasi kishte kënduar gjatë Ramazanit.
Presidenti i Zanzoibarit vizitoi vajzat në spital dhe tha se sulmi ishte i turpshëm dhe premtoi se autorët do dalin para drejtësisë.
Vajzat ishin në një udhëtim trejavor në Zanzibar për qëllime shkollore dhe bamirësie./ep






