E Shtunë, 31 Tetor 2026

A vlen vota ime këtu mami? (FOTO)

Share

Eurodeputetja Licia Ronzulli nga Lombardia e Italisë ka vendosur që vajza e saj të jetë pjesë aktive e jetës politike që bën e ëma. Siç shihet nga këto foto, Victoria 18 muajshe jo vetëm që luan në sallën e parlamentit, por edhe ngre dorën për të votuar në një debat të nxehtë për krizën e borxheve në eurozonë. Madje Licia mban fjalim me vajzën në krah.

Licia e pati marrë vajzën e saj në parlament që kur ishte vetëm 1 muajshe. Më përpara ajo ka qenë infermiere. Licia dhe i shoqi janë miq të afërm të Silvio Berluskonit, madje ai ishte dëshmitar në martesën e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›