Matuara, miratohen formularët A1 DHE A1Z
Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Formularët A1 dhe A1Z bashkë me udhëzuesit përkatës për Maturën Shtetërore 2012.
Në bazë të udhëzimeve Formulari A1 do të plotësohet nga maturantët e këtij viti, ndërsa Formulari A1Z nga maturantët e viteve të shkuara.
Provimi do të ketë një sërë ndryshimesh, pasi maturantët duhet të përzgjedhin 2 ose tre lëndë për provimin me zgjedhje.
Një risi tjetër e këtij viti është që në provimet me zgjedhje mund të jepen edhe dy lëndët të gjuhëve të huaja, ndërkohë që në vitet e kaluara nuk lejohej.
Plotësimi i formularit do të fillojë më 20 shkurt me qëllim që në datën 10 mars ai të dorëzohet.
I njëjti afat vlen edhe edhe për maturantët e bllokuar nga bora në veri të vendit, pasi do të zhvillohen kurse intensive për këta nxënës.
Shkrime të tjera me interes:
- Maturantët, plotësimi i formularit A1 fillon në 20 shkurt Tiranë- Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se plotësimi...
- Marrëveshja PD-PS, miratohen tre Kodet Tiranë- Tre ligje që kërkojnë 3/5 në Kuvend u miratuan...
- Korçë- Pasaportat biometrike, zvarriten procedurat Korçë- Plotësimi i një formulari paraprak nga ana e qytetarëve...