E Diel, 1 Nëntor 2026

A1H1 mbërrin edhe në Shqipëri, ISHP: Mos u alarmoni

TIRANE- Në vendin tonë po qarkullon gripi i derrit, i njohur ndryshe si virusi pandemik AH1N1. Javët e fundit, mjekët e kanë konstatuar praninë e tij tek disa pacientë, 3 ndër të cilët kanë qenë në gjendje më të rëndë, por me ndërhyrjen mjekësore, gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit.

Pavarësisht qarkullimit brenda vendit tonë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, theksojnë se gjendemi përballë një situate normale e gjithsesi është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Veç kësaj, virozat e stinës kanë dërguar në dyert e spitaleve mesatarisht rreth 11 mijë pacientë në javë me shqetësime në rrugët respiratore ku përfshihen të sëmurët me grip sezonal, por dhe të ftohurën e zakonshme.

Ndërkohë, dy muajt e ardhshëm sipas specialistët e ISHP-së është dhe koha kur virusi i gripit mund të jetë dhe më prezent në popullatë dhe për të përballuar këtë situatë ata u sugjerojnë qytetarëve të marrin vaksinat, ndërkohë që mjekëve të marrin me seriozitet çdo rast që të paraqitet.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›