Gjirokastër, sherr me thika, 6 të plagosur

Një sherr masiv me thika me dy familjeve ka çuar në plagosjen e 6 personave në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Subash të qarkut të Gjirokastrës ku si pasojë e një sherri për bagëtinë janë plagosur shtetasit Bexhet dhe Endrit Lluka, Zaim Sina, Aldar Sina, Berjan Sina dhe Altin Sina të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se sherri ka nisur me debate të ashpra pasi familja Sina ka futur bagëtinë në kullotat e familjes Lluka dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave dhe sopatave.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.