Lëvizjet në Rinas, Prebibaj: Kanë udhëtuar 22 mijë pasagjerë

Nga 15 dhjetori i viti 2010, ditën e liberalizimit të vizave e deri në ditën e sotme nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar drejt vendeve të hapësirës Shengen 22 mijë shqiptarë.
Sipas shefit te komisariatit ët Rinasit në Tiranë Gëzim Prebibaj mësohet se ka pësuar një rritje numri i pasagjerëve drejt vendeve Shengen, Italisë, Greqisë, Gjermanisë. Por mes ketij fluksi janë kthyer nga shtetet e tjera 144 shqiptarë, pasi në shtetet fqinja ata kanë pasur një ekspuls për të mos u futur në atë vend.
Sipas Prebibajt mesatarisht nga aeroporti “Nënë Tereza” udhëtojnë në një ditë rrëth 5 mijë shtetas. Por ajo që vihet re sipas tij është largimi i moshës së tretë drejt shteteve të hapesirës Shengen.
Ndërkohë që te pasagjerët e kthyer nga autoritetet e huaja kanë qenë edhe nga ata që nuk kanë pasur mjete finanaciare dhe për këtë arsye nuk kanë mbërritur në destinacionin e kërkuar. Ndërsa mbetet për t`u theksuar edhe respektimi i rregullave të hapësirës Shengen nga shtetasit shqiptarë.